13:06 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush do të paguajë gjobat e mjekëve që bënin festa me ulërima në Itali? Spiropali na la pa fjalë me deklaratën

07:22 | 02/05/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush do të paguajë gjobat e mjekëve që bënin festa me ulërima në Itali? Spiropali na la pa fjalë me deklaratën

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në “Zonë e Lirë”, është pyetur rreth skandalit të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, të cilët morën gjoba të majme nga 500 euro, për shkak të festave të çmendura me ulërima në hotelin ku qëndronin. E pyetur nga moderatori Arjan Çani, se kush do të paguajë këto gjoba, Spiropali tha se nuk do t’ja lënë mjekëve, duke mos e sqaruar, a po mendohet që ato të paguhen nga buxheti i shtetit.

Arjan Çani: Kush do ta paguajë gjobën?

Elisa Spiropali: Po të shohim, mos u shqetësoni nuk do t’ja lëmë atyre. Çdo shqitpar do ta rimbursonte, me atë që kanë bërë ata, i kanë ngritur kokën të gjithë emigrantëve në Itali.

Në një artikull të “La Republica”, shpjegohet se si delegacioni shqiptar i mjekëve dhe infermierëve, të cilët udhëtuan drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit, kanë shfaqur sjellje të papërshtatshme, në kufijtë e një skandali.

Drejtori i hotelit ka folur, duke përshkruar sjelljen e papranueshme të disa prej mjekëve dhe shqetësimin që ata kanë shkaktuar tek personeli dhe klientët e tjerë, që ndodheshin në hotel.

“Roja më telefonoi rreth mesnatës dhe më tha se një festë po zhvillohej prej disa orëve, me alkool dhe muzikë të lartë, duke provokuar protesta nga klientë të dhomave të tjera. të cilat ishin të mbushura në atë periudhë, ekzkluzivisht me personel mjekësor dhe forca të tjera, veçanërisht karabinierë. Askush nuk mbante maskë dhe shumë prej tyre dilnin në ballkon, këndonin dhe ulërinin, duke krijuar shqetësim publik. Kjo është edhe më serioze, duke konsideruar faktin se hoteli gjendet përballë spitalit”, citohen të ketë thënë drejtori i hotelit Luca Andriani për La Republica.

“Pavarësisht se ishin filmuar disa herë, nga stafi i hotelit dhe nga policia lokale, gjatë kontrolleve periodike, ata mblidheshin nëpër dhoma, ose në recepsion, apo në ballkone, për të pirë cigare. Nuk vendosnin maska, linin të vjella në dhomë, u munduan të futeshin në pishinën e mbyllur, për shkak të Covid-19”, shprehet drejtori i hotelit ku qëndruan mjekët, i cili deklaron se policia ishte munduar t’i këshillonte mjekët që të mos shfaqnin sjellje të tilla.

“Unë e kuptoj se të rinjtë kanë nevojë të relaksohen, veçanërisht pas një dite kaq stresuese pune, por jo duke i kaluar kufijtë. Po flasim për 30 vjeçarë, jo për fëmijë”, shprehet drejtori.

Delegacioni shqiptar i mjekëve, i dërguar në Itali, me iniciativën personale të kryeministrit Rama, u prit me shumë nderime nga autoritetet në Itali dhe bëri mjaft bujë matanë kufirit. Por, me sa duket një pjesë e mjekëve që vajtën për të luftuar koronavirusin, e kanë konceptuar edhe si kohë për të festuar, qëndrimin në Itali.

Pas

Horoskopi i së shtunës/ Zbuloni parashikimin e fatit sot për të gjitha shenjat

Para

Pasi shënon mijëra jetë të humbura në SHBA, Trump sulmon Suedinë: Po paguan shtrenjtë…

Para
Pasi shënon mijëra jetë të humbura në SHBA, Trump sulmon Suedinë: Po paguan shtrenjtë…

Pasi shënon mijëra jetë të humbura në SHBA, Trump sulmon Suedinë: Po paguan shtrenjtë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hapja e ambasadës gjermane/ Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë , arrestohet autori i plagosjes me thikë

Tiranë /Finalizohet operacioni “Silent Load”, arrestohet 52-vjeçari që transportonte mallra të dyshuara si të kontrabanduara

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, 600 dronë dhe 26 raketa lëshohen në Kiev

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Fier/Zjarr pranë “Ura e Daullasit”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Elbasan/Finalizohet operacioni “Texas Poker 2”, arrestohet 31-vjeçari që kishte kthyer lokalin në kazino ilegale

DASH do të fillojë pushimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

“Fytyra të reja në drejtim” – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë emëron gruan e parë në krye të Komisariatit të Kuçovës

Vijon dhe sot aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.