Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar nje vizite në familjen e madhe Deda, e cila vjen nga Puka dhe ka zhvilluar ekonomine e saj ne fshatin Gerdec.
Ne nje reagim te shkurter ne facebook, Spiropali shprehet se “familja Deda eshte model i forcës, punës dhe përkushtimit.
Prej shpërnguljes nga Puka në 2006-ën, deri tek rrafshimi i biznesit të tyre të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në tragjedinë e Gërdecit, ata kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajo, duke rindërtuar ekonominë në përpunimin e mermerit, gurëve dekorativë dhe kromit.
Një rrugëtim që frymëzon për ringritje dhe dëshirë për të ecur gjithmonë përpara!