13:23 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spiropali: Nisim përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me BE-në

12:36 | 25/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spiropali: Nisim përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me BE-në

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se Shqipëria po nis përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ndërsa nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Republikës Çeke në procesin e integrimit europian.

Në një deklaratë për mediat me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Markéta Pekarová Adamová, Spiropali vlerësoi thellimin e dialogut politik të nivelit të lartë si dhe zgjerimin e bashkëpunimin në shumë dimensione midis dy vendeve.

“Jam veçanërisht e inkurajuar nga bashkëpunimi në rritje midis parlamenteve tona përmes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe shkëmbimeve mes ligjvënësve. Ky partneritet energjik është jo vetëm dëshmi e vlerave tona të përbashkëta por një themel për ndërtimin e lidhjeve dypalëshe edhe më të forta në vitet në vijim”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit shprehu po ashtu mirënjohjen për mbështetjen që Republika Çeke i ka dhënë procesi të integrimit europian të Shqipërisë.

“Shqipëria i është thellësisht mirënjohëse Republikës Çeke për mbështetjen e palëkundur, entuziaste dhe parimore ndaj rrugëtimit tonë të integrimit europian. Vlerësoj fort rikonfirmimin e kësaj mbështetjeje, ndërsa ne nisim një fazë të re, përgatitjen për Konferencën e tretë Ndërqeveritare dhe avancimin e negociatave mbi kapituj të rëndësishëm”, tha ajo.

Spiropali theksoi se Shqipëria po hedh bazat për integrim më të gjerë brenda kuadrit të BE-së.

“Aspirata jonë për tu anëtarësuar në BE brenda vitit 2030 është sa ambicioze, ashtu edhe e realizueshme. Është një qëllim që reflekton aspiratat e popullit tonë dhe vizionin strategjik të vendit tonë. E dimë që ky rrugëtim do të kërkojë vendosmëri dhe përpjekje, por me mbështetjen e miqve si Republika Çeke besojmë se do t’ja dalim”, shtoi Spiropali.

Pas

Vengu: Rrjet vullnetarësh në mbështetje të mekanizimit të parandalimit të emergjencave

Para

Incidentet gjatë takimit të Ramës në Londër, Berisha: Dhunuan protestuesit paqësor sepse u thanë të vërtetat në sy

Para
Berisha: Rritja e pensioneve nuk indeksoi as çmimet e ushqimeve! Gjysmën jua marrin me drita e ujë

Incidentet gjatë takimit të Ramës në Londër, Berisha: Dhunuan protestuesit paqësor sepse u thanë të vërtetat në sy

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Blaze”.

Skandali me votat e diasporës/ Berisha publikon provat: DHL i dorëzoi zarfet pa asnjë firmë në zyrat e PS-së

Gjipe, vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Procedohen 4 shtetas për zënien e hapësirave publike

Berisha: Zhurma për Thethin bëhet për të mbuluar gjëmën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë! Prek Kodra do vriste Albin Kurtin, Rama merret me kontejnerët e tij

Berisha denoncon skandalin: Altin Troplini ka hapur çështje personale pa person, për problemin e Irena Gjokës

Berisha: Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës, sepse ai ka dhënë një intervistë në media

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerët e organizatës kriminale të narkoshtetit

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

Kontrolle në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë” në Golem: Lirohen hapësira publike të zëna pa leje

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.