Në prag festash, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka mbledhur gazetarët në një atmosferë të këndshme për të festuar sëbashku.
Në Pallatin e Brigadave kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali, organizoi pritjen e fund-vitit me drejtuesit e medias, gazetarët dhe punonjësit e parlamentit.
Kryetarja e parlamentit u angazhua për vijimin e një bashkëpunimi frytdhënës me median, në shërbim të informimit të publikut në atë që prodhon parlamenti i Shqipërisë.
Ndërkohë për të ngrohur më tej atmosferën, kryeparlamentarja Spiropali është parë si një Shota e vërtetë duke kërcyer vallen e Rugovës bashkë me gazetarët.
https://www.facebook.com/reel/570790465582166