Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali, e ftuar në Fax News për kontratat e lobimit të PD në SHBA tha se kjo çështje, tashmë është në dorë të Prokurorisë për të kryer hetimin e plotë.
“Kjo është tashmë një çështje vetëm e Prokurorisë, as e Mother Jonesit, as e Biniatës, as e PD.
Prokuroria duhet të bëjë një hetim të hollësishëm, nëse është çështje e pastrimit të parave apo nëse është çështje e ndikimit të Kremilinit. Ne nuk mund ta dimë.
Por është fakt i njohur që ka një strategji të Lulzim Bashës, për të përbaltur Shqipërinë ndërkombëtarisht sidomos tani në prag të hapjes së negociatave.” – tha Spiropali.
Këto para nuk janë të deklaruara, pse nuk janë deklaruar në Prokurori? A janë këto kanale anti-kombëtare, kjo është gjë tjetër për të ciën nuk marrim përgjegjësinë të flasim me siguri, por që kjo është praktikë e njohur nga Kremlini.
Spiropali tha se përtej kundërakuzave të Bashës, ngelet fakt që 500 mijë dollarë të paguara për lobim në SHBA, nuk dihet se ku e kanë burimin.
Elisa Spiropali duke folur në emër të shumicës qeverisëse tha se Basha e ka bërë veprimin nga papërgjegjshmëria pasi “nuk duam të besojmë se ai ka rënë në kurthin e disa biznesmenëve rusë me lidhje të tjera politike në Kremlin.”
“Ja ku është rezultati katastrofik elektoral, pasi u mbyll në një zyrë për listat, pasi kishte premtuar që do i zgjidhte me mbledhje të hapura e asamble, dhe s’më takon mua të them por hoqi një pjesë të shëndetshme e historike të Partisë Demokratike nga listat.” – është shprehur Spiropali.
“Në mbledhjen e komisionit të stabilizim asocimit, unë ulja kokën nga turpi, sepse të flasësh me të njëjtën gjuhë si në kafene edhe përpara eurodeputetëve duke ngritur disa tabela droge, saqë detyruan Kukanin që është edhe konservator, t’u thoshte që flisni me fakte.”– tha Spiropali
Deputetja Spiropali tha se kapja e kokainës me investigimin janë të palidhura sepse investigimi i “Mother Jones” doli në 6 mars.
“Unë nuk mas tonet e kokainës, di t’ju them që ishte një lajm i mirë që na bën të krenohemi. Është e vetmja opozitë në botë që kur kapet me sukses drogë nga policia, del dhe akuzon policinë dhe Ministrinë e Brendshme.” – tha Spiropali.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post