Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.
Spiropali i uroi suksese Ambasadorit Alberti dhe shprehu besimin se gjatë misionit të tij në Shqipëri do të kontribuojë në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve mike dhe aleate.
Alberti pason në detyrën e përfaqësuesit diplomatik të Italisë Fabrizio Buccin.