08:53 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spiropali: Reformat nxorën Shqipërinë nga lista e vendeve në monitorim të KiE

11:07 | 02/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spiropali: Reformat nxorën Shqipërinë nga lista e vendeve në monitorim të KiE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vlerësoi sot se dalja e Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim dhe vendosja në proces post- monitorimi erdhi si rezultat i reformave të ndërmarra. Spiropali iu drejtua me një fjalë mbledhjes së Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që po zhvillon punimet në Tiranë.

Kryetarja e Kuvendit përshëndeti vendimin e Këshillit të Europës për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim dhe vendosjen në proces post-monitorimi, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e Kuvendit për të udhëhequr procesin e reformave dhe progresin e Shqipërisë në respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve që burojnë nga ky status i ri në organizatën prestigjioze të Këshillit të Europës.

“Çështjet kryesore që kanë mbajtur Shqipërinë me status nën monitorim të plotë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, në mënyrë të përsëritur kanë qenë reformat gjithëpërfshirëse në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, reforma administrative-territoriale, ligji për mbrojtjen e pakicave, reforma zgjedhore, liria e medies, reforma në administratën publike”, tha Spiropali.

Për Spiropalin, progresi i dukshëm i Reformës në Drejtësi, vlerësimi nga Moneyval në tetor 2023 dhe vendimi për ta hequr Shqipërinë nga lista e shtuar nën monitorim, ligji i vitit 2017 për pakicat dhe reforma administrative e vitit 2014, ishin disa nga elementet thelbësorë që çuan në vendimin pozitiv  të prillit 2024 për ta kaluar Shqipërinë në fazën post monitorim.

“Ky vit shënon 75-vjetorin e Këshillit të Europës, një moment historik që thekson rëndësinë e qëndrueshme të këtij institucioni në promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në gjithë kontinentin tonë. Këshilli i Europës vijon të kontribuojë me propozimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi rolin e dobishëm që Asambleja Parlamentare e KiE-së dhe ky komision kanë luajtur në rrugëtimin e Shqipërisë drejt demokratizimit.

“Që në fillim të vitit 1990 Këshilli i Europës ka qenë një partner i palëkundur i kalimit të Shqipërisë nga një regjim totalitar në një demokraci të gjallë. Zgjedhjet e para pluraliste në mars 1991 shënjuan nisjen e këtij rrugëtimi kur Asambleja e Këshillit të Europës dërgoi grupin e parë të vëzhguesve në ato zgjedhje, që u faktua me dhënien e statusit të të ftuarit special për Shqipërinë në nëntor 1991”, shtoi ajo.

Spiropali vlerësoi po ashtu se Asambleja Parlamentare, gjatë 3 dekadave të kaluara, ka qenë një aleate vendimtare duke na udhëzuar dhe mbështetur në kompleksitetin e ndërtimit të shtetit demokratik.

Etiketa: spiropali
Pas

Maqedoni e Veriut/ Digjet makina e një prokurori dhe dyqani i një biznesmeni

Para

Kurti takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Para
Kurti takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Kurti takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.