08:27 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spiropali-Shoqërisë civile: Bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, nevojë strategjike në procesin e integrimit në BE

13:19 | 01/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spiropali-Shoqërisë civile: Bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, nevojë strategjike në procesin e integrimit në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vlerësoi sot rolin e shoqërisë civile në një shoqëri demokratike, ndërsa kërkoi bashkëpunim me shoqërinë civile në kuadër të sfidave të përbashkëta që vijnë nga procesi i integrimit europian.

Në një takim me organizatat e shoqërisë civile, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, Spiropali u ndal te rëndësia e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe shoqërisë civile për përmirësimin e transparencës, si dhe pjesëmarrjes qytetare në proceset legjislative e mbikëqyrëse të integrimit europian.

Duke folur edhe si një ish-aktiviste e shoqërisë civile, Spiropali theksoi se aktivizimi në shoqërinë civile nuk është profesion, por është pasion dhe një sfidë për njerëz pasionantë që nuk presin të fitojnë, por janë gati të sakrifikojnë për bindje dhe ide për të ndryshuar dhe për t’u bërë pjesë e progresit.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi po ashtu se në shoqërinë civile janë të përfshirë disa nga mendjet më të mira të Tiranës dhe të Shqipërisë.

“E quaj mëkat që ky potencial i madh njerëzor asnjëherë deri më sot nuk është shfrytëzuar dhe nuk është vënë në funksion të shoqërisë ashtu siç duhet, së paku në marrëdhëniet dypalëshe mes shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore”, tha Spiropali.

Sipas saj, “roli i Kuvendit në raport me shoqërinë civile duhet ridimensionuar dhe riformatuar, duke hequr dorë fillimisht nga formalizmi”.

“Sfidat e përbashkëta që ka shoqëria jonë nuk kanë të bëjnë me ngjyrat partiake, por me nevoja strategjike të gjithë Shqipërisë. Raporti i Progresit është një tjetër lajm i mirë për ne. Rezultatet dhe arritjet na bëjnë krenarë, por edhe vërejtjet, kritikat e rekomandimet duhet të na bëjnë më të përgjegjshëm e llogaridhënës para qytetarëve”, tha ajo.

Spiropali kërkoi bashkëpunimin e shoqërisë civile për ta bërë këtë proces më gjithëpërfshirës. “Ndaj ju kam ftuar në këtë dialog për të ndarë me ju sfidat e Kuvendit jo vetëm për procesin e anëtarësimit në BE, por edhe për sfidat tona për ligjbërjen e kontrollin parlamentar”, shtoi ajo.

Spiropali garantoi se Kuvendi do të punojë për rritjen e produktivitetit dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile, që jo vetëm të kemi standarde ligjore dhe institucionale bashkëkohore, por edhe zbatim të tyre.

“Ne do punojmë për të bërë plotësisht funksional regjistrin elektronik të organizatave të shoqërisë civile. Shoqëria civile është shprehje e interesave të ndryshme dhe diversitetit, duke pasur rol parësor në paraqitjen e interesave të grupeve shoqërore. Nxitja e bashkëpunimit me ju do të vijojë të përbëjë prioritet”, shtoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se shoqëria civile nuk është në luftë me shtetin, por është në fakt në luftë me armiqtë e shoqërisë së lirë, kundërshtarët e shtetit demokratik, minuesit e demokracisë funksionale. Për këtë, ajo siguroi se Kuvendi do të jetë në krah të shoqërisë civile.

Etiketa: Elisa Spiropalikuvendi
Pas

Prodhimi ditor i naftës në Libi arrin nivelin më të lartë në 12 vitet e fundit

Para

Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, pjesë të Gadishullit Iberik bashkohen me detin. Imazhet para dhe pas

Para
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, pjesë të Gadishullit Iberik bashkohen me detin. Imazhet para dhe pas

Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, pjesë të Gadishullit Iberik bashkohen me detin. Imazhet para dhe pas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

“Afrika e Jugut dhe Libia po pushtojnë Europën!”/ Greqia pritet të ashpërsojë sot masat për emigracionin e paligjshëm

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, vdes 17-vjeçari në Itali

Priten pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata/ ISSH: Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

Kryeministri i Izraelit përcakton vijat e kuqe për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës në Gaza

Trump do të vizitojë Teksasin Qendror të shkatërruar nga përmbytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas rritet në 120, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon

Merz: Gjermania mbështet plotësisht planet e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në

Zelensky: 200 marrëveshje me vlerë totale mbi 10 miliardë euro gati për t’u nënshkruar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.