Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me Lulzim Bashën për kryebashkiakun e Mallakastrës Agron Kapllanaj. Sipas Spiropalit Basha po e mbon atë edhe pse u kap me presh në dorë.
“Lulzim Basha do të bëjë hetuesin, prokurorin, gjykatsin dhe gazetarin dhe nuk thotë pse mbron kryebashkiakun e Mallakstrës. Mbron njerëzit e tij të kapur me presh në duar, si Agron Kapllanaj. Ju kujtojnë se me urdhër të Lulzim Bashës mbajtën me detyrë këtë kryetar.
Këta drejtësinë nuk e kanë kurrë seriozisht. Për qeverinë tonë nuk ka dy standarte. Ju kujtoj edhe këti edhe njëherë rastin e kryebashkiakut të Kavajës kur Rama e shkarkoi nga detyra por Basha nuk e ka shkarkuar atë dhe nuk thotë as një fjalë dhe e mbron me kartonat e KQZ-së.”, u shpreh Spiropali. (J.V/Faxweb)