Kryetarja e Kuvendit, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali u bëri thirrje sot qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri në 4 mars. Për herë të parë, ju mund të votoni nga vendi ku jetoni për zgjedhjet parlamentare kombëtare!”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale, pas mbledhjes së kryesisë së PS.
“Regjistrohuni tani për të ushtruar të drejtën tuaj të votës dhe për të fuqizuar ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, për Shqipërinë evropiane”, nënvizoi Spiropali.