Një aksident ka ndodhur në Pishkash të Librazhdit ku për pasojë ka ndërruar jetë një person për të cilin Faxweb.al mëson se është një punonjës i Policisë Bashkiake, Ardian Vreto 45-vjeç, vëllai i kreut të PD-së në Librazhd.
3 persona e tjerë të aksidentuar janë F. S. 58 vjeç, A. S 71 vjeç dhe V.J 54 vjeç dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranës, pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Faxweb.al ka mësuar detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Librazhd. Megjithëse policia raportoi se Vreto ka ndërruar jetë në spital, gazetarja e Fax News raporton se 41-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe këtë ia ka konfirmuar zjarrfikësi që ka nxjerrë trupin e pajetë.
Ndërkaq tre të plagosurit e tjerë janë dërguar në gjendje të rëndë fillmisht në spitalin e Prrenjasit, por në spital nuk ka pasur energji elektrike, pasi në nënstacionin e Prrenjasit po bëheshin punime për të lidhur HEC-in e Hotolishtit.
Megjithëse nuk ka patur energji në Përrenjas, ato kanë marrë ndihmën e parë në spital, por me pas tre të aksidentuarit janë hipur sërish në autoambulancës për t’u nisur në spialin Librazhd.
Librazhd / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.