Më në fund dhe Urgjenca e Shërbimit Spitalor në Pukë do të ketë kushte bashkohore. Kjo në sajë të bashkëpunimit të shoqatës së miqësisë “Shqipëri-Austri” me president znj.Marianne Graf me Bashkinë e Pukës.
Marianne Graf dhe bashkëshorti i saj Vilhelm Graf, kanë mundësuar përmirësimin e shërbimit spitalor përmes një kontigjenti me 43 shtretër të rinj, ndër ta 23 elektrikë.
Shtretërit elektrikë do të lehtësojnë mjaft qëndrimin e pacientëve që kurohen në këtë spital. Mësohet se veç tyre janë sjellë edhe të tjera pajisje të reja në ndihmë të spitalit, duke përmirësuar shërbimin ndaj komunitetit pukian. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1084″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post