Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon një takim me mësuesit për të mësuar shqetësimet e tyre në lidhje me procesi mësimor në shkolla në këtë kohë pandemie. Basha tha se i kanë propozuar në fillim të gjithë masat qeverisëdhe përmendi shifrat e mësuesve dhe nxënësve në shkolla. Më pas theksoi se nëse PD merr qeverisjen, qëllimi është të çojë rrogën minimale të arsimtarëve në 700 euro.
“Qëllimi i përqasjes tonë do të jetë që brenda 4-vjeçarit tonë të parë rroga minimale e arsimtarit shqiptar të jetë 700 euro në muaj,minimalja. Dhe kjo,është plotësisht e mundur duke pasur parasysh emergjencën në të cilën gjendet ky sistem dhe duke pasur parasysh rezervat financiare që do të krijohen kur një qeveri që ju përgjigjet njerëzve.
Për fat të keq të gjithë e dini dhe të gjithë keni vëmendje të madhe dhe trishtim infeksioni që po përhapet. Në qoftë se ju referohem disa shifrave që kam këtu përpara që nuk janë të plota bëhet fjalë për mbi 100 mësues të prekur me covid në Korçë dhe dy ditët e fundit 250 nxënës po në Tiranë të prekur ose të karantinuar dhe afro 100 mësues. Ne i propozuan që në fillim qeverisë të ndërmerrte disa hapa. Së pari, të bënte testimin masiv të mësuesve. Nuk e shpikëm ne këtë. Ky është procesi që ndoqën në Kosovë autoritetet”, tha Basha.
Arjan Peraj, një mësues në Shkodër tha se shumë mësues kanë frikë se nuk kthehen më në arsim e fshehin faktin që po kalojnë COVID-in.
“Dje në takim dhe me kontakte telefonike me shumë kolegë të mitë për të marrë informacion për sot, kam mësuar që shumë vetë mungojnë që mësues e kolegë mungojnë në shkollë dhe gjejnë 1001 arsye për vetëm e vetëm ta shtyjnë deklarimin që janë të sëmurë me COVID dhe përveç se kanë frikë e zërit të vendit dhe familjarët e tyre që punojnë taksist në biznese të tjerë janë detyruar të mbyllin dhe të ngelin për bukën e gojës. Kjo ka sjell një kakofoni dhe një katrahurë në marrëdhëniet dhe në vazhdimin e punës ndërmjet drejtuesave të papërgjegjshëm të institucioneve arsimore dhe mësuesve”, tha Peraj.
Ndërsa një tjetër mësuese nga Lushnja Aida Sema tha se aktualisht 18-20 mësues në infektivin e spitalit të Lushnjës dhe qytetarët e marrin spitalin si tmerr, jo si shpëtim.
“Janë në Lushnjë, që marrin mjekimin në spital dhe kthehen sërish në shtëpi sepse faktikisht spitali është bërë si, mos ta thuaj, po frika ka ardhur e madhe, është quajtur si ato dushet e nazizmit. Aq tmerr kanë marrë edhe qytetarët sot. Kështu që spitalin e shikojnë si një tmerr, jo si një shërim dhe shpëtim. Unë jam e prekur sepse ditën e enjte një nga koleget tona të qytetit të Lushnjës, ka humbur jetën. Kemi edhe mësues të tjerë të cilët kurohen, nuk janë deklaruar. Jo vetëm që nuk deklarohen, por izolimi i këtyre rasteve, nuk është bërë testimi, nuk është bërë testimi që ishte i domosdoshëm, por shkolla vazhdon punon mësimin si të ishte diçka normale”, tha Aida Sema.
(A.M/Faxweb.al)