12:37 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Spiuni’ në grupin negociator, NATO reagon për Meçollarin : Ne nuk japim çertifikata sigurie

14:56 | 06/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Spiuni’ në grupin negociator, NATO reagon për Meçollarin : Ne nuk japim çertifikata sigurie

Pas publikimit të lajmit në ‘Fax News’ se një nga emrat që ishte përzgjedhur për negociatat me Greqinë ishte përjashtuar nga ushtria për spiunazh, Artur Meçollari është sot emri më i përmendur në publik nga politika.

Opozita kërkoi që Meçollari të hiqej nga lista e atyre që do të merrnin pjesë në negociatat me Greqinë për shkak se i kompromentonte ato. Por maxhoranca e mbrojti, madje edhe sot në Komisionin e Sigurisë ku Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka tha se sulmet ndaj Meçollarit ishin për shkaqe politike që nuk kishin të bënin me pastërtinë e figurës së tij.

Xhacka ka folur në Komisionin e Sigurisë, duke deklaruar se Artur Meçollari do të jetë pjesë e grupit negociator me Greqinë dhe nuk ka asnjë arsye për ta përjashtuar. Ajo u përpoq ta vishte Meçollarin me heroizma duke thënë ia doli të mbrojë interesat e shtetit përballë Sali Berishës, në kohën kur ky i fundit ka qenë kryeministër.Xhaçka tha  se: “Edhe pse është pushuar nga puna padrejtësisht, Meçollarit nuk ia janë hequr për asnjë ditë certifikata e sigurisë. Por nga ana tjetër ajo përmendi edhe NATO-n, duke thënë shprehimisht: “Meçollari është i pajisur me certifikatën e sigurisë “Cosmic Top Secret” të nivelit NATO”. Këtë certifikatë e publikoi edhe në media.

Opozita në komision disa here deklaroi se Meçollari është larguar për spiunazh nga FA dhe për këtë ka edhe përgjime. Xhacka i mohoi duke thënë se Meçollari është i pastër dhe akuzat e tij janë thjesht për shkak se ka cënuar interesin personal të Berishës.Në kulmin e diskutimeve mbi integritetin dhe pastërtinë e figurës, vjen edhe një reagim nga NATO.

Në komunikimin me email me zyrën për mediat pranë NATO-s, gazetarja Esiona Konomi e Report TV pyeti Aleancën nëse kishte dhënë ndonjë certifikatë sigurie për ushtarakun shqiptar Mecollari dhe ai ishte lëshuar “NATO Cosomos Top Secret” për të.
Mark Senders, një prej zëdhënësve të NATO-s, u përgjigj se ky institucion nuk jep certifikata sigurie, pasi ato i japin vetë autoritetet e vendeve anëtare.

“Është ekskluzive e autoriteteve kombëtare për të siguruar lëshime personale të sigurisë për qytetarët e tyre. Për këtë arsye unë do t’ju referohem autoriteteve shqiptare për ndonjë koment të mëtejshëm që ata mund të kenë për çështjen që keni ngritur”,-tha zëdhënësi i NATO-s. (B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: artur mecollarinato
Pas

Deklarata e fortë e Drejtorit të Policisë Vlorë: 11 policë nën hetim për drogë, 3 janë përjashtuar

Para

Gjyqi Gashi-Marku, avokati: E paligjshme, prokurori nuk ka këto kompetenca

Para
Padia e Rovena Gashit ndaj Arta Markut, kryeprokurorja i heq dhe burrin nga puna

Gjyqi Gashi-Marku, avokati: E paligjshme, prokurori nuk ka këto kompetenca

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga dhe 500 euro pa i deklaruar, procedohen dy persona

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës

Dortmund i prish punë Milanit, futet në garë për Ardon Jasharin! Brugge kërkon 35 mln euro

Aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve për krime lufte në Kaçanik

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 26 vatra në 24 orë

Paralajmëron kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Gjyqi për dosjen “Partizani”, reagon Berisha: Piramidë mashtrimi!

Trafik droge në kuadër të organizatës kriminale! Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi, i dënuar nga drejtësia italiane

Gjyqi për aferën “Partizani”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD, Andia Ulliri

Protestat e studentëve vijojnë në Beograd dhe qytete të tjera, policia hoqi të gjitha bllokadat gjatë natës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.