Asnjë shkrim deri në ditën e parë pas zgjedhjeve, ky është paralajmërimi që bën Ylli Dylgjeri. I njohur për batutat e tij shpotitëse në lidhje me zhvillimet politike, duket se në këtë fushatë ka vendosur që të heqë dorë.
Sa prej faktit të lodhjes nga politika dhe sa prej faktit që ka dalë një urdhër që nënpunësit civil të mos bëhen pjesë e fushatave të partive.
‘’ Spo e zgjas më. Spo kruhem. Ka dalë Urdhëri: Asnjë pjesmarrje për Nëpunesit Civil në fushaten zgjedhore. Që të mos më thone: ik, se tu kruajt vetë b*tha…po e mbyll këtu’’, shkruan ndër të tjera Dylgjeri.
REAGIMI I PLOTË;
Urtikariet e politikës
Urtikarie akute. Rrallë vjen si rezultat i alergjisë dhe shumicën e rasteve shkaktari mbetet i panjohur. Edemat sulmojnë lekurën…
Edhe këtë se kishim dëgjuar. Njihnim sëmundje të tjera që vinin si pasojë e pisllëkut, papastërtisë, insekteve etj.
Pleqtë njëherë e qëmoti, kur epidemitë bënin kërdine e njerëzit kruheshin vend e pa vend, thoshin se ka zgjebë ose e ka zënë harareti. Por jo në kohet moderne. Me sa duket erdhi prapë kjo dite. Stresi emocional, nxehja e trupit, fjalimet e Politikes po na shpifin lloj urtikariesh. Zgjeben, gonorenë, sifilisin e ku di une çar pjellë kjo kohe.
Spo e zgjas më. Spo kruhem. Ka dalë Urdhëri: Asnjë pjesmarrje për Nëpunesit Civil në fushaten zgjedhore. Që të mos më thone: ik, se tu kruajt vetë b*tha…po e mbyll këtu.
E lashë. Është shkrimi i fundit miq. Mos më kërkoni prononcime në FB këtë muaj.
Mirupafshim në 26 Qershor!
Deri atehere, nuk do ekspozohem. Vetëm kështu shmangen e shkaktarët e Urtikares të politikës. (E.K/SHUPLAKA)