Edhe pse prej disa muajsh nuk është më pjesë e Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ka treguar se është serish se zemra e tij nuk ndahet nga Shqipëria, edhe pse nuk është më në drejtim të kuqezinjve.
Përmes një postimi në Facebook, De Biasi ka uruar Shqipërinë për 105 vjetorin e Pavarësisë.
‘’ Urime Shqiperi, 105 vjet shtet! Sot eshte dita e krenarise sone! Gezuar Diten e Pavaresise! Gezuar”, shkruan ish-trajneri.
Xhani nuk po kalon një periudhë aspak të mirë së fundit, pasi jo më larg se dje u shkarkua nga klubi spanjoll i Deportivo Alaves. Sipas njoftimit zyrtar të klubit spanjoll është vendosur të përfundojë kontrata e Gianni de Biassi pas rezultateve të dobta të klubit në La Liga.
Për momentin, Javier Cabello do të jetë përgjegjës për udhëheqjen e skuadrës.
“Falënderojmë Gianni De Biassin për punën e bërë në këtë periudhë dhe ne i duam atij më të mirën në të ardhmen e tij profesionale” e mbyll njoftimin klubi.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post