Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar lidhur me sulmin që tronditi Francën, kryesisht Parisin.
Teksa autoritetet franceze ende nuk kishin konfirmuar se bëhej fjalë për një sulm terrorist, ndërsa ISIS kishte marrë përgjegjësinë, Trump u shpreh se “kjo situtatë nuk po merr fund”.
“Kurrë nuk po përfundon. Duhet të jemi të fortë dhe vigjilentë, unë e kam thënë këtë për një kohë të gjatë. Ruajtja e forcës së Europës është shumë e rëndësishme për SHBA-të, e për mua personalisht”, u shpreh Trump.
Këto komente, ai përfitoi t’i bënte gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin Italian Paolo Gentiloni.
Të shtënat në Paris u dëgjuan në një moment kur një automjet sulmi furgonin e policisë duke hapur zjarr në Champs-Elysses, ku një polic dhe një ndër sulmuesit mbetën të vrarë gjatë përballjes.
(XH.A/SHUPLAKA)