Luftë e vërtetë është ky sezon për titullin kampion në Superligë. Kukësi, Partizani dhe Skëndërbeu gjenden ngushtësisht në krye të renditjes me një diferencë shumë të vogël pikësh mes tyre. Dhe sikur të mos mjaftonte gara këto ditë ka plasur dhe skandali i trukimeve të ndeshjes.
‘’Safeti e ka fiksim titullin’’, kështu thuhet në një bisedë të zbardhur mes një menaxheri të Kukësit dhe futbollistit të Partizanit Emiljano Vila. Akuzat për lëshime dhe trukime kanë vijuar dhe më pas.
Po në të gjithë këto përplasje ajo që spikat më shumë është në rradhët e socialistëve. Mimi Kodheli një ish-partizanse që për shkak se kryeson listën e Kukësit për deputetë tashmë mbështet verilindorët.
Safet Gjici kandidati për deputetë dhe President i Kukësit, ka një qëllim sigurisht titullin kampion. E përballë tyre qëndron një tjetër socialist po dhe tifoz i flaktë i Partizanit Erion Braçe.
Ai kryeson listën e deputetëve në Fier dhe pavarësisht miqësisë partiake me Gjicin nuk lë gjë pa thënë kundër skuadrës verilindore. (E.K/SHUPLAKA)