Ka një shprehje popullore që thotë se po shkove të urinosh në det, kripa do t’a sjellë në gjellë. Nga kjo nuk bën përjashtim as kryerilindasi. Pak ditë më parë Edi Rama në një miting në Kashar i kushtoi vëmendje lookut të Lulzim Bashës.
Kreu i opozitës që po bën fushatë me këmisha me ngjyrë të hapur dhe me pantallona të çelta (si në foton poshtë) u bë pre e stigmatizimeve të kryeministrit: “Luli është djalë i mirë, po me ato pandallona doku, më ngjan si llogaritar koperative” ka thënë ai dhe pastaj ka shtuar: “Edhe një stilolaps i mungon tek xhepi i sipërm i këmishës” duke vënë theksin tek krahasimi i veshjes së tij si një artist bohem dhe asaj të rivalit të vet që i ngjan më shumë një djali të kollarisur kolegji.
Por, vetëm një ditë më vonë se deklaratat e Ramës njeriu që ai kishte caktuar për të demaskuar përtacinë e Lulit dhe që po përdoret si ikonë e fushatës së PS, i rezervoi Ramës një surprizë të pakëndëshme. Në spotin elektoral, Lali Eri ndërsa përpiqej të demaksonte Lulin, ishte veshur idem si ai (si në foton poshtë).
Pra sipas Ramës si një llogaritar i rëndomtë koperative. Dhe e bënte këtë fiks në sheshin e sapoinaguruar Skënderbej dhe në imazhet e qëmtuara nga ekspertët e rilindjes. Ironi më të madhe për Ramën nuk kishte.
Ndoshta për rase si ky ka dalë ajo shprehja se nuk duhet urinuar pa u menduar në det. (LAPSI.AL)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2201″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]