Ekipi i Ballkanit në Kosovë do të bëhet me një super kompleks sportiv, ndërsa së shpejti do të bëhet edhe inagurimi i stadiumit të ri.
Ekipi që mban emrin e Gadishullit, ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Kosovë këtë sezon dhe më meritë janë në vendin e parë, duke kryesuar Superligën e Kosovës.
Sot është prezantuar projektin e kompleksit të ri sportiv për Ballkanin, i cili duket shumë i bukur dhe modern. Një datë fikse për përfundimin nuk ka, por presidenti Arsim Kabashi ka thënë në profilin e tij zyrtar se inaugurimi do vijë së shpejti.
Pritet të jetë një nga komplekset sportive më të bukura në rajon, dhe Ballkani mund t’i zhvilloje aty stërvitjet dhe ndeshjet si vendas.