Çdo ditë e më shumë stadium i Partizanit po merr formë. Punimet mesa duket po ecin me ritme të shpejta dhe nëse vazhdohet kështu në fund të sezonit ekipi kryeqytetas do të ktë gati stadiumin e vet për të zhvilluar ndeshjet.
Bazamenti për vendosjen e tribunave dhe tapetit është bërë gati. Partizani përveç stadiumit ka parashikuar të ndërtojë edhe dy fushave me përmasa olimpike, të cilat do të jenë të përdorshme për kryerjen e stërvitjes nga skuadrat e moshave të akademisë së ekipit.
Sa i përket stadiumit, bëhet fjalë për një impiant prej rreth 4000 mijë vendesh. Në bazë të të dhënave, ndërtimi i një stadiumi përllogaritet të ketë rreth 500-600 euro kosto për çdo stol. Me një përllogaritje të thjeshtë, të kuqtë do të shpenzojnë minimalisht 2 milionë euro vetëm për stadiumin, por jo vetëm kaq.
Në total, të kuqtë kanë përllogaritur një investim prej rreth 5 milionë eurosh. (B.H/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2612″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post