05:21 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

18:43 | 05/06/2025
në Kryesore, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për pesë vitet e ardhshme, stadiumi do të vijojë të mbajë emrin “Air Albania Stadium”, në kuadër të një partneriteti të ri me kompaninë ajrore kombëtare.

Marrëveshja u firmos sot në Shtëpinë e Futbollit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Administratori i kompanisë “Air Albania”, Sinan Isik.

Për Presidentin Duka kjo marrëveshje e re dëshmon vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Qendrës Sportive Kuq e Zi dhe Air Albania, një markë kombëtare me të cilën ndajmë të njëjtin vizion për promovimin e vlerave shqiptare.

“Jemi sot këtu për të ritheksuar një bashkëpunim që i ka dhënë vlerë jo vetëm sportit, por edhe një modeli të ri për mënyrën sesi futbolli shqiptar ndërvepron me botën e biznesit. Emri ‘Air Albania Stadium’ nuk është vetëm një emër komercial i vendosur mbi një impiant sportiv. Ai është dëshmi e një filozofie moderne, ku sporti, ekonomia dhe identiteti kombëtar ecin krah për krah.
Ky stadium ishte i pari në Shqipëri dhe ndër të parët në rajon që u pagëzua me një emër tregtar. Ishte një vendim novator, një hap i guximshëm, që tregoi se edhe në Shqipëri ka hapësirë për modele të qëndrueshme marketingu sportiv. Sot, me rinovimin e kësaj marrëveshjeje për pesë vitet e ardhshme, po tregojmë se ky treg jo vetëm që ekziston, por po zhvillohet.

 

‘Air Albania’ ka qenë dhe vijon të jetë një partner strategjik një kompani që e ka kuptuar rëndësinë e të qenë pjesë e emocioneve të përbashkëta, pjesë e imazhit ndërkombëtar të vendit tonë, pjesë e përfaqësimit të flamurit kuqezi brenda dhe jashtë fushës. Në emër të FSHF-së dhe QSKZK-së, dua ta falënderoj z. Sinan Isik dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për këtë marrëveshje të re, për këtë akt besimi, për këtë angazhim afatgjatë”,- u shpreh Presidenti i FSHF-së.

 

Pas

Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

Para

Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

Para
Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.