Në takimin e sotëm elektoral me banorët e Fierit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka shkëmbyer disa batuta. Ai është shprehur se sot është shumë i emocionuar, mirëpo në një moment është ndier në siklet lidhur me këtë.
“Unë zakonisht nuk kam emocione, por sot jam shumë i emocionuar. Do ishte e mira të ftohja dhe një artiste këtu, si Irma Libohova për shembull. Sepse forca e femrës është shumë e madhe, kush ka vajza, botën ka”, tha Ruçi në fillim të takimit.
Ndërkohë që më pas, në sfond është vënë pikërisht kënga e Irma Libohovës duke nxjerrë nga situata Ruçin, i cili për këtë falenderoi stafin e kryeministrit.
“Kryeministri jo vetëm që është vetë i mirë, por ka dhe një staf që të nxjerr nga halli, sikur ndodhi tani faleminderit stafit të kryeministrit. Kush më shumë se Edi Rama në 4 vjet ka bërë për popullin”,vazhdoi më pas Ruçi. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post