Numri i arrestimeve të të dyshuarve në lidhje me sulmin e armatosur të martën në Gjykatën e Stambollit, ka arritur në 90.
Hetimet policore po kryhen nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit. Autorët e sulmit dhe të arrestuarit janë të lidhur nga autoritetet turke me organizatën e armatosur të së majtës ekstreme “Fronti-Partia Revolucionare Popullore Çlirimtare” (DHKP/C).
Të martën në orën 11:45 me orën lokale, dy persona të armatosur kanë tentuar të kalojnë në postbllokun e Policisë në hyrje të gjykatës. Gjatë shkëmbimit zjarrit, ka mbetur i vrarë një civil që ndodhej në vendngjarje, si dhe autorët e sulmit, një burrë dhe një grua. Sipas ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, ata ishin anëtarë të DHKP/C, një organizatë me aktivitet të gjerë të armatosur në të kaluarën.
Gjatë përplasjes mbetën të plagosur pesë persona të tjerë, tre prej të cilëve policë.
Të dy terroristët ishin liruar nga burgu, vëllai i njërit prej tyre kishte kaluar nëpër Greqi, sipas mediave opozitare turke.