Sulejman Starova ka folur për mikrofonin e “SuperSport” rreth fazës përgatitore që po zhvillon me ekipin në Antalia të Turqisë.
Trajneri i Partizanit tha se skuadra është duke u përgatitur maksimalisht për dy fazar e ardhshme të kampionatit.
“Prej katër ditësh po vijojmë përgatitjet këtu në Antalia të Turqisë. Skuadra po merr ngarkesën e duhur në mënyrë që të përballojmë pozitivisht 2 fazat e ardhshme të kampionatit.
Këtë periudhë po e shfrytëzojmë maksimalisht dhe po punojmë për të përmirësuar të metat që kemi shfaqur në gjysmën e parë të sezonit dhe lojtarët po i përgjigjen pozitivisht programit stërvitor , përjashtim bën vetëm Torassa i cili ende nuk është bashkuar me skuadrën. Jam mjaft i kënaqur nga ekipi për atë çka ka dhuruar deri tani. Besoj shumë te ky grup për vetë ambicjet që ka treguar në 2 fazat e para të kampionatit”.
Merkato
“Përsa i përket merkatos kemi afruar në skuadër sulmuesin Boniface. Gjithashtu presim të kemi sa më shpejt në shërbim të ekipit edhe Mazrekajn dhe Sukajn, dy lojtarë vlerat e të cilëve dihen dhe do ta përmirësojnë ndjeshëm kualitetin e skuadrës”.