Analisti sportiv dhe ish-sportisti dhe ish-trajneri i njohur, Sulejman Starova ka folur në një lidhje me skype me emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Nes.
Ai ka sqaruar kushtet e vështira ku ndohet jo vetëm futbolli shqiptar por në gjithë botën ndërsa ka treguar edhe shtetin që mendon se do të rinisë kompeticionet sportive i pari.
“Kjo është një situatë e pa parë për gjithë botën. Shpenzimet janë shumë të mëdha dhe kriza është shumë e madhe, po vuajnë edhe klubet si gjithë Shqipëria.
UEFA po bën projeksione për një orientim dhe për t’u zgjidhur, mendoj se do të merret vendimi më i mirë rreth kohës se kur do të fillojnë kompeticionet. Gjermania ka nisur përgatitjet dhe mendoj se do të jetë Bundesliga e para që do të rinisë ndeshjet”.
Starova ka folur edhe për mundësitë e një rikthimi në pankinën e ndonjë ekipi për të cilën tha se nuk janë aspak të përshtatshme kushtet.
“Unë nuk jam për këto lëvizje sidomos në këto kushte. Duhet të ketë minimalisht ekipin, fushën dhe gjithë ato faktorë që japin rezultate. Të gjithë kërkojnë rezultate shumë shpejt, kushtet ju e shikoni edhe vetë nuk janë aspak të përshtatshme për t’ia nisur sërish”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)