14:48 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Starova: Shpresoj që Partizani të mos gjykohet qëllimisht

17:44 | 09/12/2016
në Sport
0
Starova: Shpresoj që Partizani të mos gjykohet qëllimisht

 

Sulejman Starova ka folur një ditë para ndeshjes me Laçin. Trajneri i Partizanit e ka cilësuar përballjen me kurbinasit të vështirë, për shkak të sfidave të zhvilluara dhe më parë me ta. 

Ndër të tjera tekniku Starova foli dhe rreth stadiumit, titullit, merkatos dhe rasteve të gjykimit nga arbitrat. 

Ndaj Laçit

Përballjen me Laçin e konsideroj mjaft të vështirë për të realizuar objektivin që kemi. Laçi e ka treguar më dy kundërshtarët tanë qoftë me Skënderbeun qoftë me Tiranën se ka një mbrojtje solide , bëjnë gjithçka për të mos lejuar kundërshtarin ti afrohet portës , shpresoj që ne të vazhdojmë të luajmë mirë dhe sigurisht të marrim edhe fitoren. Përsa i përket pyetjes që kemi barazuar shpesh , skuadra vazhdon të luaj mirë, në dy ndeshjet e fundit mund të theksoj se edhe gjykimet kanë qenë absurde,jemi në dilemë pasi nuk e dimë nëse kjo gjë bëhet me qëllim apo jo!! Kjo vlen për tu parë në vazhdimësi , në disa raste po kthehet viti 1997 kur shteti ishte i pafuqishëm dhe për rrjedhojë edhe futbolli kishte vështirësitë e veta .Ndërhyrjet e rënda nuk ndëshkohen as me kartonë të verdhë dhe si rezultat i këtyre ndërhyrjeve në takimin ndaj Kukësit ne kemi humbur edhe Jurgen Bardhin, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë. Shpresojmë që kjo të jetë diçka kalimtare që nuk do të përsëritet më.Në rast se nuk do të penalizohemi në vazhdimësi do të besojmë se këto gjykime janë thjesht kalimtare. Mendoj se ky kampionat është shumë i fortë dhe rivalizues dhe asnjë skuadër nuk mund të deklaroj se i ka pikët e garantuara me cilindo kundërshtar të kampionatit që përballet.

STADIUMI

Duhet ta theksoj se në këtë kampionat ne kemi vështirësitë tona. Së pari luajmë të gjitha ndeshjet në trasfertë, tifozët tanë po sfiliten duke ndjekur skuadrën javë për javë jasht kryesqytetit. Nuk kemi më luksin e “Qemal Stafës” kur në ndeshjet derbi Partizani pritës kishte avantazhin e tifozërisë , sikurse edhe Tirana kur luante në “Qemal Stafa”. Sot kur luajmë në “Selman Stërmasi” kemi 5 mijë tifozë kundërshtarë më tepër dhe kjo është edhe arsyeja që kam pohuar se në 20 minutat e para të derbit rezultuan disi të vështira, pasi 1800 bileta ishin akorduar për tifozerinë tonë në derbi, kur kapaciteti i “Selman Stërmasit “ është 9600 e kuptoni vetë diferencën. Në të tilla raste kam thënë se ata që e paguajë avantazhin e tifozerisë janë lojtarët e rinj apo ata lojtarë që nuk e njohin mirë derbin. Në “Elbasan Arena “ duke parë që është një impjant më i madh numri i dy tifozerive thuajse është i barabartë. Jam në dijeni që drejtuesit e Tiranës kanë qenë pro që Partizani të luaj në “Selman Stërmasi”, por kanë patur presion nga tifozeria dhe na kthyen një përgjigje negative, mendoj se kjo është diçka absurde , pasi duhet të ketë “FAIR PLAY”, por diçka e tillë po e shohim që nuk ekziston . Kishim shpresë që të luanin 2 fazat e dyta në stadiumin tonë që po ndërtojmë tek Kompleksi , por do ta kemi gati vetëm për sezonin tjetër.

TITULLI

Titulli nuk fitohet nga rezultatet që rregjistron me rivalët, por fitohet nga ajo skuadër e cila nuk le pikë rrugës. Faza e dytë nuk ka përfunduar ende pasi ne do të luajumë edhe një takim me Skënderbeun, Skënderbeu do të luaj me Tiranën dhe Kukësin dhe llogaritë bëhen rrugës. E rëndësishme është që ne jemi vetëm 3 pikë larg kreut , konsiderojmë disa pikë “të vjedhura” dhe duke konsideruar edhe lojën e mirë që po dhuron skuadra në krahasim me kundërshtarët ku ka dominuar në përballjet mes tyre mendoj se këto janë anët pozitive tonat.

MERKATO

Partizani ka nevojë që ta pasuroj organikën , jemi akoma në pritje të lojtarëve tanë të rinj që ende nuk po ngjiten në nivelin që ne presim , po punojmë të gjithë si staf që të afrojmë edhe lojtarë cilësorë të cilët duhet të bëjnë diferencën në skuadër dhe për të realizuar edhe dëshirën që ka Presidenti dhe të gjithë tifozët për të ndërtuar një ekip që të jetë kompetitiv edhe në Europë. Kjo nuk është diçka që duhet fshehur , ambiciet janë , dëshira është , vështirësitë sigurisht që ekzistojnë , pasi të gjithë lojtarët në Shqipëri janë nën kontrata. Për Xhevahir Sukaj ne e kemi dhënë një përgjigje që ai është një lojtar i yni, problem është që ai ka pësuar një dëmtim dhe ende nuk është në gjendje për të dalë në stërvitje, shpresojmë sa më shpejt që ai të rifilloj stërvitjen .

Etiketa: gjykimetLaciPartizanistarova
Pas

Skandal në zyrat e Sigurimeve, debat “i nxehtë” mes qytetarëve: Fol mirë me mua po të them (VIDEO)

Para

Pogradec, gjenden dy 15-vjeçarët e larguar nga banesa: Policia: Janë larguar me dëshirë

Para
Pogradec, gjenden dy 15-vjeçarët e larguar nga banesa: Policia: Janë larguar me dëshirë

Pogradec, gjenden dy 15-vjeçarët e larguar nga banesa: Policia: Janë larguar me dëshirë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

“Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen”, ambasada e SHBA: Synimi është investimi sa 5% e PBB-së

Detaje/ Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë: U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit, tentoi të hidhej nga makina

’11 maji’/ Celibashi, mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit e të KZAZ-ve: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Von der Leyen i uroi për fitoren, Rama i përgjigjet presidentes: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Merr formë Parlamenti i ri/ Dominim i PS në numrin e ulëseve, PD tkurret, ka vend edhe për forcat e reja (Grafika)

Akuzohet për krime kibernetike ndaj qytetarëve amerikanë, ekstradohet drejt SHBA-ve i riu nga Kosova

SHBA kërkon 5% të PBB-së për mbrojtje, aleatët e NATO-s kërkojnë kompromis në Turqi

EMRI/ Përndiqte të miturën dhe e kanoste për t’i marrë para, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.