Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka deklaruar se Partizani pret kupën e sezonit të kaluar dhe është i bindur se do të kthehet, ndërsa theksoi se mbetet për t’u parë nëse do bjerë apo jo Skëndërbeu.
Ai ka folur për shumë çështje t’ë këtij sezoni që u mbyll. Starova ndër të tjera ka deklaruar se skuadra më e mirë e kampionatit është Partizani, por ishte i pa fat sepse u dënua nga faktorë të jashtëm, duke aluduar gjyqtarët dhe federatën.
Ai u shpreh se Presidenti I Federatës ishte kthyer në një dictator, por ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do jetë pa kandidat përballë.
Starova kritikoi edhe gjykimin, disa nga gjyqtarët sipas tij kanë qenë kamikaze kundër Partizanit. Këto deklarata ai I bëri në një intervistë për “Supersport”.
Trajneri: FSHF-ja na sulmoi në të gjitha anët. Krisjet nisën që me vitin e kaluar kur na mohuan titullin. Duka duhet të lëshojë FSHF-në. Mund të kandidoj për president i FSHF-së
Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka bërë analizën e tij për kampionatin e kaluar në një intervistë për “Supersport”.
SEZONI I PARTIZANIT – “Sormani gjeti mbështetjen tonë dhe me pak vështirësi në Europë arritëm sukses të madh. Sormani ka meritë. Pastaj pati disa arsye që e çuan te divorci. Pushimi nga puna? Shkaku kryesor ishte se pati përplasja me tifozët tonë, e dëmtoi skuadrën dhe krijoi kontradiktë me lojtarët kryesor. Tifozët nuk e kuptuan. Trajneri kishte një mospëlqim për Mazrekajn, për arsye se nuk e ka qejf disiplinën. Ka pasur të drejtë. Ai u mërzit, pasi nga një sukses të madh të kalojë në një zhgënjim të madh. Nuk pati edhe mbështetjen e disa lojtarëve”.
ULJA NË STOL – ”Ishte kërkesë e presidentit, pasi nuk duhej të vinte kush tjetër ishte zgjidhja e tillë, pasi njihja ekipin dhe nuk toleroheshin vendime të gabuara”.
ÇËSHTJA E STADIUMI T-“Fakti që ne u stërvitem dhe punuam në Elbasan, bëri që ne ta donim Elbasanin. Federata vendosi të prishë “Qemal Stafën” të bënte direkt fakt të kryer se ne duhej të luheshim në “Qemal Stafa”. Duhej të bisedonin me presidentit Refik Halili dhe të kthej në boomerang. Ka ndryshim në “Elbasan Arena” dhe në “Selman Stërmasi”.
STADIUMET – “Mendoj se nuk duhet të diskutohet në ekipet shqiptare dhe në Superligë që të flitet për stadiumet”.
FRIKË E TITULLIT – “Qëndron fakti që kemi pas presion dhe konkurrencë të madhe. Po e lidh me Korabin dhe ishte shumë simpatike, por njerëzit nuk e llogarisin si pretendente. Dibranët janë sulmuar dhe penalizuar shumë. Presioni i fitimit të kampionatit nga një trajner shqiptar është më i madh se te të huajt, sidomos unë te Partizanit. Kjo pasi ka shumë kohë pa trofe, dhe investimeve të mëdha dhe pritshmërive”.
LOJTARËT – “E përgjithshmja me konkluzione më të mira me një kampionat model, pastaj diferencat në rendiment, janë argumente për analizë të mbyllur mes tyre”.
GJYQTARËT – “Presidenti i Federatës i mban mend shumë mirë rastet kur ne jemi favorizuar. Në rastet kur jemi ndëshkuar, nuk ka pasur barazi në ndërhyrjet tona. Pasi rastet që janë ndëshkuar te ne, te tjerët nuk janë ndëshkuar”.
PARTIZANI – KUKËSI – “Gjyqtari e kishte të shkuar në ballë se ishte kundër nesh. Ndërhyrjet e kundërshtarë ndaj sulmuesve tanë ishin të tmerrshme. Në këtë sfidë kemi bindjen se gjyqtari erdhi të na dëmtoi. Përjashtimin e Jeminit nuk e kuptoj, pas penalltisë që dha kundër Luftëtarit në favor tonë. Ai na dëmtoi në ndeshjen ndaj Kukësit dhe në derbin ndaj Tiranës. Bindjet e mia kundër gjyqtarëve qëndrojnë në fakte”.
META – “Gjyqtari Meta ka qenë i korruptuar dhe i porositur për të dëmtuar Partizanin. Meta kam bindjen se u urdhërua. Ai u akordua kamikaz ndaj nesh”.
GJYQTARËT E HUAJ – “Ne morëm një gjyqtar të huaj, por zhvilloi një ndeshje të dobët. Mendoj se është marrë nga ata që donin të shkonin punët në këtë formë”.
KOMBËTARJA – “Nuk e kapërdij faktin se na mposhti Luksemburgu. Me Izraelin nuk pres ndonjë gjë të madhe, mendoj se duhet të kthehemi në lojën që kemi bërë më përpara. De Biazi duhet të kuptojë se ka objektiva, pasi iku koha kur trajnerët e kombëtares tashmë kanë objektiva madhor. Ishte meritë e tij që na dërgoi në “Euro 2016”, por pati edhe ndihmë të jashtme”.
GJICI – “Kam respekt për mikun tim Gjici. Mbase se ishte në lojë miku im Gjici kam folur pak, pasi kam pasur mundësi të flas më shumë”.
SKANDALI I VIDËOS – “Po pres prokurorinë. Është fshehur në Greqi, madje mund ta ketë bërë edhe për interes në vetë për të trokuar ndonjë ndeshje për vete. Demi është një person me zemër të madhe. Presidenti Demi mori vendimin të mos fuste njeri në burg dhe e la të kaloi. Pikëpyetje për lojtarët? Mezi pres të merret Drini Çaushi në një pyetje në prokuroi”.
KUKËSI – “Mendoj se ka pasur diferenca të mëdha mes nesh. Ne ishim më lart, por nuk merret kampionati në ndeshjet direkte. Faktori i jashtëm? Ishte ndeshja nnë “Elbasan Arena” me arbitra kundër. Ne kemi luajtur dy herë radhazi në Gjirokastër, kjo ndikon te faktorët e jashtëm. Në masat ndaj Federatës, Partizani përsëritës për sjellje të gabuar
DREJTUESIT E FEDERATËS – “U thyen me kampionatin e vitit të kaluar, tani presim kupën e sezonit të kaluar. Me 100 për qind do të kthehet, ndërsa mbetet nëse Skënderbeu do të bie apo jo. Fondi i solidaritetit ishte një tjetër pikë, pastaj edhe kontributi i FSHF-së ndaj kompleksit të Partizanit ishte një tallje. Gjykimi ndaj nesh dhe këtu u prishën marrëdhëniet”.
GJOKA – “Kam respekt për Gjokën, por u përplasëm për shkak të kampionatit. Nëse flasim për trofetë që kam marrë atëherë kam më shumë se ai, gjithsesi jam mbështetës i tij”.
DUKA – “Nuk kam gjë me të në aspektin personal. E kam ndihmuar, por nuk mendoj se e bëri mirë punën e tij. Duhet të ndryshojë Federata Shqiptare të Futbollit. Duka duhet ta dorëzoi pronësoi e FSHF-së. Më afruan kombëtaren, pasi mendova se ishte karamele për të më larguar. Pa kandidat Duka në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë. Duka ka instaluar diktaturën. Kandidat për president? Varet”. (B.H/Shuplaka)