10:09 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Starton zbatimi i Paketës së Maleve,caktohen zonat me përparësi zhvillimi

07:17 | 25/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Starton zbatimi i Paketës së Maleve,caktohen zonat me përparësi zhvillimi

Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit nga grupet e punës pranë pushtetit vendor.

Në fletoren zyrtare është publikuar udhëzimi i Ministrisë së Pushtetit Vendor “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës prioritare të zhvillimit në territoret e bashkive”, që përcakton procedurat që bashkitë duhet të ndjekin për të shpallur zona zhvillimi në territoret e tyre në përputhje me ligjin e ri “Për Paketën e Maleve”.

Udhëzimi përcakton se brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi, bashkitë duhet të nisin me ngritjen e Grupeve të Punës për identifikimin dhe analizën e zonave të mundshme për zhvillim.

Në përbërje të grupit të punës do të jetë një nga zëvendëskryetarët e bashkisë që do të jetë edhe kryesuesi dhe 7 anëtarë që nga përfaqësuesit e strukturave për çështjet ligjore dhe pronat, pyjet dhe kullotat, nga turizmi dhe trashëgimia kulturore, financat, administratori i njësisë administrative dhe administratori i lagjes ose fshatit.

Për identifikimin dhe analizimin e zonave që pritet të zhvillohen me Paketën e Maleve do të shërbejë hartëzimi dhe verifikimet në terren, përfshirë statusin juridik të pronës. Për analizimin e zonave që do të zhvillohen do të ketë edhe konsultime publike me komunitetin lokal që preken nga shpallja e zonave prioritare.

Më tej nga grupi i punës do të përgatitet dosja zyrtare që i dërgohet për miratim Kryetarit të Bashkisë. Në dosje do të përfshihen një sërë dokumentesh, si: Harta e zonës (kadastrale, ortofoto, PZV); Relacion analitik për nevojën e zhvillimit; Lista e aktiviteteve të mundshme zhvillimore; Statusi i poseduesve jopronarë.

Në relacionin analitik që do të shoqërojë kërkesën për zhvillimin e zonës, udhëzimi ndër të tjera përcakton domosdoshmërinë e analizës sipas nevojës së zhvillimit.

Zhvillimi i zonave molore për qëllime turizmi duhet të shoqërohen me një analizë në relacion për potencialin turistik lokal dhe ndërkombëtar. Duhet të identifikohen llojet më të përshtatshme të turizmit: eko-turizëm, agroturizëm, turizëm aventure, etj.

Zhvillimi i tyre për burimet natyrore dhe kulturore, kërkon analizë për të identifikuar asetet kryesore si parqe natyrore, shtigje malore, monumente historike dhe atraksione të tjera me vlerë.

Për zhvillimin e infrastrukturës, do të analizohen nevojat për rrugë, akomodim, energji, ujë dhe shërbime të tjera thelbësore për zhvillimin e zonës.

Relacioni duhet të përmbajë edhe një analizë për ndikimi mjedisor dhe social, ku përcaktohet se do të vlerësohet ndikimi që zhvillimi mund të ketë në natyrë, biodiversitet dhe jetesën e banorëve lokalë.

Më pas dosja e plotë do të kalojë për miratim nga këshilli bashkiak, dërgimi për verifikim ligjshmërie tek prefekti dhe më pas tek ministri përgjegjës për pushtetin vendor. Nëse përmbush kriteret, ministri i propozon Këshillit të Ministrave shpalljen zyrtare të zonës së zhvillimit.

Pas

Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Europa proteston kundër mbiturizmit

Para

Shpresë për armëpushim Izrael-Iran: Komentet pozitive nga i dërguari i Trump

Para
Shpresë për armëpushim Izrael-Iran: Komentet pozitive nga i dërguari i Trump

Shpresë për armëpushim Izrael-Iran: Komentet pozitive nga i dërguari i Trump

 



Të Fundit

Pas 12 ditësh tensioni me Izraelin, ministri iranian i Mbrojtjes viziton Kinën

Gjetjet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në vend, Celibashi: Pavarësisht progresit, sfidat mbeten të mëdha

“11 Maji” / Kryetari i SPAK: Po hetohen 43 raste për krime zgjedhore

Procesi “Metamorfoza” /Prokuroria jep pretencën për 7 të pandehurit, kërkon deri në 15 vite burg

Ngacmim seksual ndaj të miturës, pranga 64-vjeçarit në Berat

Liderët e BE-së diskutojnë sanksionet ndaj Rusisë, tarifat amerikane dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevard

Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nis hetimi për disa zyrtarë, sekuestrohet lënda narkotike

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.