I ftuar në studion e Fax News ka qenë Elvis Myrto. I pyetur nga gazetarja në lidhje me aksidentet e fundit që kanë ndodhur dhe masat e marra nga policia, Myrto u shprehë se statistikat janë të frikshme, ku vitin e kaluar kanë qenë mbi 100 të vdekur prej aksidenteve. Masat e marra nga policia duhet të jenë më të shpeshta dhe jo vetëm në fundjavë, shton Myrto. Gjithashtu sipas tij një problematikë është dhe rrethrrotullimi i TEG-ut i cili përdoret për të bërë gara nga të rinjtë, por kjo është një situatë tepër e rrezikshme pasi shumë vdekje kanë ndodhur aty.
Myrto shprehet se janë kryesisht të rinjtë ata që kanë qenë pasoja fatale e këtyre aksidenteve dhe njëkohësisht shkaktar.
Gazetarja u ndal ta pyeste dhe në lidhje me çështjen e Ahmetajt dhe kontrollet që janë bërë në banesat e tij. Myrto shprehet se SPAK ka pranuar kërkesën dhe se agjentët e Byrosë Kombëtare nuk kanë gjetur asgjë ilegale.
Gjithashtu Myrto u shpreh dhe për seancën e dy ish-ushtarakëve në SPAK, ku sipas burimeve të tij, Meçollari dhe Kollçaku janë ballafaquar mes tyre dhe se të hënën do të bëhet marrja e administrimit të bazës detare sipas kërkesës së bërë nga Prokuroria.
Gazetarja: Si fillim donim të dinim cilat janë masat e marra nga ana e policisë rrugore për të parandaluar aksidente si ato që kanë ndodhur kohët e fundit?
Myrto: Këto ditë policia rrugore ka marrë një sërë masash, ku ditën e sotme Policia e Shtetit ka publikuar dhe disa statistika ku tregon arrestimet dhe pezullimet e kryera.
Ajo që bie në sy është praktika e policisë, del e sensibilizon qytetarët, kur këto masa duhen ndërrmarrë para aksidenteve. Është bërë e shpeshtë kjo. Periudha janar-shkurt ka sjellë një numër të lartë aksidentesh ku janë mbi 450 të tilla. Policia nuk duhet të reagojë kur ndodhin këto, më parë.
Aksidenti i fundit që përfshiu tre të vrarë, mes tyre shoferi 20-vjeçar ishte kapur disa ditë më parë për shpejtësi të lartë duke bërë gara. Njësoj dhe me të tre të rinjtë e tjerë, ajo rruga në TEG përdoret për të bërë gara dhe policia nuk merr masa.
Duhet të ketë masa më të rënda, sepse statistikat janë shumë të rënda. Duhet të ketë ndryshime në Kodin Penal.
Vitin e kaluar mbi 100 jetë të humbura vetëm në aksidente, po ashtu dhe në 2021.
Vetëm në dytë 7 persona kanë humbur jetën, ku shumica e tyre janë të rinjtë. Edhe policia ka problematikat e veta, pasi merr masa vetëm në fundjavë, kur kjo duhet bërë përditë.
Në çdo aks rrugor, duhet të ketë dhe kamera jo vetëm polic. Përmendin mjetet inteligjente, po që nuk kanë kapur askënd deri tani. Shohim polic që ngrenë tabelën dhe në rastë të caktuara vendosin gjoba, në rastë të tjera jo.
Vetëm ditën e djeshme, ku ndodhi aksidenti, janë kapur sërish persona për tejkalim shpejtësie.
Drejtuesit e mjeteve duhet të sensibilizohen dhe vetë dhe nga policia. Kemi bilance tepër negative.
Gazetarja: A nuk mendon se duhet të ishte më i lartë kontrolli i mjeteve luksoze?
Myrto: Për sa i përket mosjustifikimit të këtyre mjeteve janë institucione të tjera që duhet t’i shikojnë. Kryesisht të rinjtë janë ata që i bëjnë këto veprime. Te rrethrrotullimi i TEG-ut duhet të ketë kontrolle, pasi aty bëhen dhe gara mes të rinjve.
Gazetarja: Një nga temat shumë të diskutuara këto kohë është dhe çështja e Ahmetajt, në çfarë cilësie kanë qenë këto kontrolle të bëra për të?
Myrto: Për sa i përket kontrolleve të bëra dy ditë më parë ka qenë Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve që po kyen për sa i përket incineratorit të Elbasanit, aty po kryen verifikime dhe për z.Ahmetaj, në cilësinë që ka mbajtur detyrën e ish-mnistrit të financave në kohën kur është dhënë me koncesion incineratori i Elbasanit. Është bërë një kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, kjo kërkesë është shqyrtuar nga gjyqtari Erion Bani, i cili ka pranuar kërkesën e SPAK për ushtrimin e kontrollit të z.Ahmetajt.
Janë bërë kontrolle në dy banesa, agjentët e Byrosë Kombëtare, nuk kanë gjetur sende të kundraligjshme. Për sa i përket lajmit për sekuestrimin e dokumentave të banesave, ato janë bërë në datën 6 të këtij muaji dhe janë bërë në zyrën e arkitekturës. Janë kryer të gjitha veprimet e parapërcaktuara nga Prokuroria, janë duke u bërë një sërë verifikimesh në lidhje me veprimet e Ahmetajt. Është kontrolluar dhe sistemi TIMS për hyrje-daljet e lidhura me Arben Ahmetaj.
Prokuroria e Posaçme na solli njoftimin një muaj më parë ku tha se janë duke u kryer të gjitha veprimet për Ahmetaj.
Gjatë kontrollit të banesave të tij, agjentët e Byrosë Kombëtare, nuk kanë gjetur asgjë të paligjshme, SPAK u shpreh se për sa i përket çështjes së z.Ahmetaj nuk është duke u hetuar nga prokurorët Klodian Braho dhe Nakuçi, ku sipas njoftimit ky i fundit nuk ka qenë asnjëherë pjesë e çështjes së incineratorit.
Hetimet janë ende në vijim.
Gazetarja: Çështja e thirrjes së dy ish-ushtarakëve në SPAK, Artur Meçollari dhe Bardhyl Kollçakun ku u sekuestrua dhe baza detare në Sarandë, mbi çfarë argumentash është bërë kjo kërkesë e struktruës anti-korrupsion?
Myrta: Lidhur me këtë çështje, mesditen e së enjtes dy ish-zyrtarët janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme, ku fillimisht ka hyrë zoti Kollçaku dhe më pas Meçollari, nga burimet e mija, ata janë ballafaquar mes tyre. Menjëherë pas kësaj, me anë të një kërkesë SPAK i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për të sekuestruar bazën detare në Sarandë, kërkesa është pranuar menjëherë nga Prokuroria e Posaçme dhe ditën e hënë ka për ta marrë në administrim.