Në bregdetin e Livornos, prej disa ditësh është vendosur një statujë plot me ngjyra e Bud Spencer, me vendimin e kryebashkiakut në largim Filippo Nogarin. Bud Spencer, është pseudonimi i aktorit Carlo Pedersoli i cili vdiq më 27 qershor 2016, dhe luajti disa filma në bregdetin e Livornos: Buldozer dhe Bomber.
“Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Bud Spencer dhe është e rëndësishme që ta mbajmë kujtesën e këtij karakteri në kohë. Jo vetëm për ndikimin kulturor të filmave të tij, por edhe për vlerën e madhe të sportit që ai arriti të përcjellë në shumë prej performancave të tij “, u tha gazetarëve kryebashkiaku Nogarin.
Por statuja, kur kanë kaluar disa ditë nga vendosja, po shkakton polemika. Dhe jo sepse qyteti toskan nuk e pëlqente aktorin, por për shkak se këshilli i qytetit me votat e shumicës ishte shprehur negativisht për t’i dedikuar një monument Carlo Azeglio Ciampi, një livornesi të njohur dhe me ndikim shumë të madh ne jetën politike dhe kulurore të Italisë.
Për Ciampin, që ka qenë dhe president dhe kryeministër i Italisë nuk ka ende një vendim final nëse do të vendoset statuja e tij në Livorno.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post