Për disa orë me radhë, Statuja e Lirisë në New York u përfshi nga errësira. Kjo për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike.
Mësohet se vetëm pishtari dhe kurora ndriçonin, ndërsa gjithçka tjetër e statujës ishte në terr të plotë përgjatë disa orëve të mbrëmjes së kaluar. Mediat amerikane shkruajnë se dritat u rikthyen vetëm pak para mesnatës.
Por sipas përdoruesve të rrjeteve sociale, kjo ishte bërë qëllimisht për protestën e sotme “Një ditë pa gratë”. Megjithatë ky është vetëm një supozim, pasi zëdhënësi i National Park Service Jerry Ëillis deklaroi diçka krejt tjetër.
Sipas tij, ikja e dritave ndoshta kishte të bënte me projektin për vendosjen e një gjeneratori të ri për raste urgjence. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post