Statuset e Kryeministrit Edi Rama në facebook vijojnë të konsiderohen si provokime nga ana e Athinës.
Së fundmi një status në 24 Janar i Ramës për Ali Pashë Tepelenën, ka ngjallur reagimin e Ministrit të Jashtëm grek.
“Jemi në një kohë që disa e shkruajnë historinë me mënyrën e tyre. Që nga Rama që zbuloi Akropolin dhe se Ali Pasha kreu revolucionin e 1821-it e deri te Presidenti i ri i Parlamentit Europian. Historia është një fushë beteje dhe duhet të përdoret si shkollë për të nxjerrë mësime dhe jo si burg ku të burgoset mendja jote”-ka thënë Ministri iJashtë, teksa raportonte në Komisionin Parlamentar të politikës së Jashtme.
Rama pati shkruar në facebook se “Revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali Pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake, e shpirtërore”.