I ftuar në ‘Fax News’ anëtari i kryesisë së PD-së Gent Malko deklaroi se statute i ri i PD-së ka reflektuar ndryshime të rëndësishme edhe pse jo të mjaftueshme.
Malko në lidhje me kurumin tha se nuk ia ka idena se sa ishte numri I anëtarëve të pranishëm por salla ishte plot.
Por Malko tha se prova e parë e këtij statute janë zgjedhjet në degë, nëse këtu dështon që në fillim e gjithë përpjekje do të bie dhe mund të ketë skenar që mund të rezultojë me krijimin e një partie tjetër.
“Nuk kam qenë pjesë e komisionit që bëri verifikimin e delegatëve, s’them numër se do spekuloja por salla ishte plot, nëse dikush ka bërë një evidentim të saktë atëherë kjo vlen”, tha ai.
Por ai u ndal tek produkti që sipas tij ka ndryshime pozitive, duke shtuar se ai nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e tij kritike, qoftë dhe ndaj Bashës, por nuk ishte penduar pse ishte bërë pjesë e Grupit të Punës.
“Nuk jam penduar që jam bërë anëtarë I Grupit të Punës, unë them se beteja bëhet për çdo centimetër, nëse them që unë kam çeduar nga qëndrimet e mia që nga fillimi deri në fund atëherë është një diskkutim parimor. Kanë qenë një sërë propozimesh, ne e kemi ndarë në dy çështje kryesore.
PD nuk ishte më blu, ishte zbehur, ajo që është pranuar sot është kalimi I PD-së në vlera të së djathtës, familja tradicionale është pjesë e një sfide të ardhshme, kemi pas largpamësinë për ti paraprirë një qëndrimi të caktur, shënjtëria e pronës, dekomunistizimi, është propozuar lustracioni. Në statut nuk ka qenë kurrë e shkruar fjala ‘lustracion’. Rruga e nisur nuk ka kthim mbrapa.
Kriza më e madhe që kemi është raporti I besimit. Rporti i besimit niset nga standarti dhe kriteri që vendoset, është konkurenca e ndershme, nëse prish këtë, të vijnë emra që thua se nga doli ky? I kam mshuar më shumë sistemit të karrierës dhe konkurencës së ndeshme. Nuk është plotësisht ashtu siç kemi dashur neve. Ne u morëm me parimet se detajet vijnë vetë, Në rast se zhvillohet një proces zgjedhor korrekt, një listë korrekte anëtarësie, një process zgjedhor, në rast se procesi që do ndiqet shkel këto parime atëherë prishet e gjitha.
Testi i parë është nisja e procesit zgjedhor në degë, nëse dëghton këtu atëherë mundi është hedhur dëm dhe PD do vazhdojë të jetë e çarë, shoh edhe skenar më të këqinj, madje edhe një parti tjetër”, tha Malko. (B.H/Faxweb)