Ditën e dielë, me 8 Shtator, Maria, vajza e madhe e këngëtarit të njohur shqiptar, Stefi Prifti, u martua me partnerin e saj Gezim Meta. Ceremonia ka zgjatur dy ditë dhe mbrëmjen e djeshme të gjithë kanë festuar në një nga lokalet më me emër në Tiranë.
Të ftuar kanë qenë shumë familjarë dhe miq të cilët kanë filmuar momente të ndryshme që më vonë i kanë ndarë dhe në rrjete sociale.
Një ndër të ftuarat ka qenë dhe stilistja Enada Atnikolla, e cila ka postuar në profilin e saj të Instagramit momentin më emocionues të ceremonisë. Stefi së bashku me vajzën tjetër, Joana, i kanë kënduar një këngë shumë të ndjerë Marias si surprizë. Maria shihet duke u përqafuar me të motrën, teksa të gjithë, bashkë me të, janë përlotur nga ky moment emocionues.