Këngëtari i mirënjohur Stefi Prifti i ka uruar ditëlindjen vajzës së tij të vogël, Joanës. Për të Joana është sportistja, pianistja dhe këngëtarja më inteligjente.
“E bukura e babit Joana! Sportistka e babës e talentuara e babushit, pjanistja dhe këngëtarka inteligjente, ngjashmeria ime, zemerushka e babit. Gëzuar ditëlindjen! Shëndet dhe jetë të gjatë e të gëzuar të uron babi! Së bashku me motrushkën tënde Maria”, shkruan në Instagram Stefi Prifti. Vetëm pak muaj më parë u ndaj nga jeta nëna dhe gruaja e Stefit nga një sëmundje e rëndë. (J.V/Shuplaka)