21:12 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE

16:52 | 02/10/2024
në Aktualitet, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se vendi i tij e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës dhe se është i interesuar për stabilitet në rajon, pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën në Berlin.

Në një shkrim në Facebook, Steinmeier tha se Kosova “duhet të punojë për të krijuar kushte të nevojshme për këtë”.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat.

Ndërkohë, ajo dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të këtij viti, për shkak se u kushtëzua me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Presidenca e Kosovës tha në një njoftim të mërkurën se biseda mes Osmanit dhe Stainmeier “u përqendrua në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor si dhe avancimin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

Osmani në Gjermani, kërkon mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Osmani është duke qëndruar në Gjermani për një vizitë punë, ku të martën u takua edhe me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Osmani, sipas njoftimit, shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në procesin e lirisë dhe shtetndërtimit, por edhe në rrugën euroatlantike.

Në lidhje me Procesin e Berlinit, Osmani “e ka cilësuar atë shtysë të fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces”, thuhet në njoftim.

Kohëve të fundit, Gjermania është shprehur kritike ndaj Kosovës, për shkak të mospranimit të saj për ta hequr ndalesën ndaj importit të mallrave serbe.

Qeveria kosovare vendosi ndalesë ndaj mallrave të prodhuara nga Serbia në qershor të vitit 2023, me arsyetimin se ato po rrezikojnë sigurinë e Kosovës, dhe se, përmes tyre, mund të hyjnë edhe armë në vend.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruarse nëse është e nevojshme, vendet e Ballkanit do të ecin përpara drejt bashkëpunimit rajonal edhe pa Kosovën.

Pas

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, reagon kryeministri Rama: Shqipëria e dënon rëndë këtë sulm, qëndrojmë në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe

Para

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë takon Klotilda Bushkën dhe Dhurata Çupin: Institucionet e pavarura, rëndësi jetike për demokracinë

Para
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë takon Klotilda Bushkën dhe Dhurata Çupin: Institucionet e pavarura, rëndësi jetike për demokracinë

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë takon Klotilda Bushkën dhe Dhurata Çupin: Institucionet e pavarura, rëndësi jetike për demokracinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

E zbulon L’Equipe, Mbappe tërheq dy padi ndaj PSG-së

Fatkeqësia natyrore me përmbytje, rëndohet bilanci i viktimave në Teksas

Avokati Gylsen Zhllima për lirimin e Jamarbër Malltezit: Masa e sigurisë ishte për të kënaqur opinionin publik ndërsa SPAK ndihmoi Ramën për mandatin e katërt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.