Hetimi për dosjen e koncensionit të sterilizimit, ku nën hetim është marrë edhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, duket se po shkon drejt fundit. SPAK po bën hetimet e fundit duke marrë në pyetje të gjithë ata që kanë dijeni për këtë koncension.
Është marrë në pyetje për më shumë se dy orë Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik KPP, Jonaid Myzyri. Po ashtu dje është pyetur për gati dy orë ish-ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu si person që ka dijeni për çështjen e dosjes së sterilizimit.
Të ndaluar dhe nën hetim për këtë dosje janë ish-zëvëndës ministri Klodjan Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe persona të tjerë.