01:05 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Stërvitja në Bullgari, Vengu: FA treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim me aleatët e NATO-s

10:28 | 17/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Stërvitja në Bullgari, Vengu: FA treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim me aleatët e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga stërvitja ndërkombëtare “Urban Operations 24”, e zhvilluar në Camp Novo Selo, Bullgari. Në këtë stërvitje, Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Kontingjentit të IV “FLF BGR”, përmbylli me sukses trajnimet në zonat urbane “Urban Operations 24”.

“Gjatë kësaj stërvitjeje në Camp Novo Selo, forcat tona treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s. Efektivët tanë shpalosën profesionalizëm të lartë, si pjesë e Forward Land Force Battle Group Bulgaria”, shkruan Vengu.

Ministri Vengu vlerësoi këtë arritje si një dëshmi të investimeve të vazhdueshme në kapacitetet ushtarake shqiptare. “Ky sukses është një dëshmi e investimeve të vazhdueshme në kapacitete ushtarake, që synojnë misione sa më të suksesshme, jo vetëm brenda, por edhe përtej kufijve tanë. Përgatitja e lartë e efektivëve tanë është themeli i angazhimit tonë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, thekson Vengu.

Stërvitja “Urban Operations 24” synon përgatitjen e forcave për operacione komplekse në mjedise urbane, duke forcuar ndërveprimin dhe koordinimin mes aleatëve të NATO-s.

 

Pas

Rama: Aktivitete në 80-vjetorin e çlirimit të Tiranës

Para

Ndahet nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina

Para
Ndahet nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina

Ndahet nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.