Në ndeshjen e sotme me Stoke City, Arsenali ka mbetur i befasuar pas humbjes që se priste. Blerja e re e skuadrës kundërshtare, Jese Rodriguez ka shënuar në minutën e 47-të golin e vetëm të këtij takimi.
Jese shënoi pas një asistimi nga Sadio Berahino, i cili edhe në minutën e 61-të rrezikoi portën e Petr Cech.
Kështu, me këtë humbje Arsenali renditet në vendin e 11-të me tre pikë, kurse Stoke në vendin e 13-të me tre pikë.
Në këtë takim ishin në lojë me londinezët ishin edhe futbollistët shqiptarë Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi .
Në lojë ishte edhe Xherdan Shaqiri, titullar për vendasit, por që në minutën e 25-të pësoi një lëndim dhe u largua nga ndeshja. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=TDruhaw_Wxk
https://www.youtube.com/watch?v=zNkCxhFGQFg
Discussion about this post