22:49 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Stoltenberg paralajmëron për një luftë të gjatë në Ukrainë

"Nëse Presidenti Zelenskyy dhe ukrainasit e ndalojnë betejën, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më"

15:21 | 17/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Stoltenberg paralajmëron për një luftë të gjatë në Ukrainë

Jens Stoltenberg

“Ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë me grupin mediatik gjerman Funke, të botuar të dielën.

“Ne të gjithë dëshirojmë një paqe të shpejtë”, tha zoti Stoltenberg, “por në të njëjtën kohë, nëse Presidenti Zelenskyy dhe ukrainasit e ndalojnë betejën, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më”.

Ndërkohë, herët të dielën Rusia vuri në shënjestër rajonin Odesa të Ukrainës me një sulm të kombinuar me dron dhe raketë, duke goditur një objekt bujqësor, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në aplikacionin e mesazheve Telegram. Shkalla e dëmtimeve nuk u bë e qartë menjëherë.

Gjithashtu të dielën, Ukraina ndërmori sulme me dronë në Krime dhe Moskë. Një zyrtar rajonal i Krimesë tha se një dron goditi një rezervuar karburanti, duke shkaktuar një zjarr që u shua më vonë. Ndërsa dronët mbi Moskë ndërhynë në trafikun ajror mbi kryeqytet.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të dielën në raportin e përditshëm mbi agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës se ushtria ruse ka gjasa ta përforcojë mbrojtjen e saj rreth qytetit të pushtuar Tokmak në Ukrainën jugore.

Qyteti Tokmak është 16 kilometra larg vijës së frontit dhe po përdoret për t’u bërë një “nyje” e linjës së dytë kryesore të mbrojtjes së Rusisë.

Përqendrimi i vëmendjes tek mbrojtja e qytetit “ka të ngjarë të tregojë shqetësimin e Rusisë në rritje për depërtimet taktike të Ukrainës në vijën kryesore të mbrojtjes në veri”, thuhet në raportin britanik./VOA

Etiketa: Lufta në UkrainënatoPutinRusiastoltenbergukrainaZelenskyy
Pas

Tiranë/ Zjarr në një banesë në lagjen “Misto Mame” (VIDEO)

Para

“11.300 të vdekur”-Gjysmëhëna e Kuqe Libiane mohon deklaratën e OKB-së

Para
“11.300 të vdekur”-Gjysmëhëna e Kuqe Libiane mohon deklaratën e OKB-së

"11.300 të vdekur"-Gjysmëhëna e Kuqe Libiane mohon deklaratën e OKB-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kosovë/ Dy policë përfundojnë dëshminë për rastin ‘Banjska’

“Historia nuk mohohet por futbollin lëreni të qetë’, Gazetari Lundra: Shqipëria tregoi dinjitet dhe maturi, fitojmë në Letoni”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.