Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik Stresi, njihet si një nga personat më problematikë të showbizzit shqiptar.
Së fundmi, duket se shpejtësia i ka dhënë atij një mësim të mirë, pasi e ka dërguar në spital. Stresi ka publikuar një fotografi në instagram, ku shihet i shtrirë në krevat dhe me dorën në allçi. Krahas kësaj fotoje, reperi ka shkruan: “Stop shpejtësisë…” Kjo është e disata herë që Stresi përfundon me fraktura, kjo për shkak të shpejtësisë, apo edhe zënkave me grupin “OTR”. (D.D/Shuplaka)