15:18 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Stop telefonatave bezdisëse” për reklamat, AKEP me regjistër që i ndalon

11:18 | 06/06/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Stop telefonatave bezdisëse” për reklamat, AKEP me regjistër që i ndalon

Unknown number calling in the middle of the night. Phone call from stranger. Person holding mobile and smartphone home late.

Ju ka qëlluar që të telefonoheni nga numra të panjohur që ju bëjnë oferta joshëse për sisteme filtrimi uji, dyshekë e gjithfarë produktesh. Apo t’ju thonë se jeni numri me fat që jeni përzgjedhur për një super oferte? Telemarketingu i ditëve të sotshme në shumë raste mund të kthehet në një bezdi më vete për personat që nuk janë të interesuar të marrin të tilla telefonata. Ndaj një detyrë e fundit e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është ngritja e një regjistri që në finale synon të zgjidhë këtë problematikë.
Kuvendi i ka kërkuar AKEP në rezolutën për aktivitetin e këtij institucioni në vitin 2018 dhe fokusi që duhet të ketë gjatë këtij viti që të ndalet edhe tek zgjidhja e kësaj problematike.

“Të punojë për ngritjen e një regjistri “Do Not Call Me”, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, për të rregulluar aktivitetet e telemarketuesve që bëjnë thirrje telefonike të padëshiruara për individë privatë. Skema e regjistrimit do të mundësojë përdoruesit që të bëjnë “opt-out”, pra të mos marrin thirrje të pakërkuara nga kompanitë telemarketing” thuhet në kërkesën e parashtruar nga Kuvendi për AKEP.

Po kështu për këtë institucion janë bërë edhe një seri kërkesash të tjera ku AKEP duhet të marrë masa për të garantuar sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, në përputhje me rregullat e BE-së për sigurinë kibernetike, si dhe të rrisë më tej bashkëpunimin me Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (ALCIRT), në lidhje me identifikimin e kërcënimeve të mundshme kibernetike dhe njoftimin e operatorëve në kohën e duhur për të marrë masa të menjëhershme.
Kuvendi ka sjellë edhe një herë në vëmendje çështjen e kabllove ajrore duke nënvizuar se edhe kjo pjesë duhet të shihet me kujdes në vitin 2019.

“Të intensifikojë aktivitetin e tij përmes grupit të punës, i ngritur në vitin 2018, në lidhje me kushtet teknike të zbatuara nga operatorët, si dhe të zbatojë masa administrative, sipas ligjit, në rastet e shkeljeve, duke konsideruar problemin e kabllove ajrore apo atyre të vendosura në shtyllëzimet elektrike, si dhe përdorimi i përbashkët i infrastrukturës, si një problem i cili vijon të mbetet shqetësuese” thuhet në rezolutë. Monitor

Pas

”Merkel kampionia jonë”, Rama mundohet të marrë me të mira kancelaren (Intervista në median gjermane)

Para

Ndërtimi i HEC-eve, ministria paralajmëron subjektet: Do të ndërmerren edhe masa penale

Para
HEC-et në Valbonë, Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve

Ndërtimi i HEC-eve, ministria paralajmëron subjektet: Do të ndërmerren edhe masa penale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Vendimi i qeverisë, policë vullnetarë për hetime dhe administrim të provave

“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët

Meloni vizitë në Kazakistan, nënshkruhen marrëveshje në vlerën 4 miliardë euro

Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

Ministri Sybiha: Ukraina dëshiron të shohë propozimet e paqes të Rusisë përpara bisedimeve

Ngërç në bisedimet SHBA-Kinë për tarifat, Trump dhe Xi Jinping mund të përfshihen drejtpërdrejtë

Po punonte në minierën e Martaneshit/ Plagoset minatori

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, feston ndryshe dhe në mënyrë simbolike 1 Qershorin: mes fëmijëve të shtruar në repartin e Pediatrisë në QSUT

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.