01:51 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Strategjia e Bashës në ”Luftë” dhe mbështetja e papritur për kauzat

12:45 | 11/03/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Strategjia e Bashës në ”Luftë” dhe mbështetja e papritur për kauzat

Lulzim Basha padiskutim që e ka rritur imazhin e tij këto 22 ditë. Vënë në qendër të vëmendjes, edhe pse rivalët e tij nuk duan, me pahir, pasi me hir deklaratat e tij apo takimet sporadike në terren nuk po zinin gjëkundi vend.

Edhe pse deklaratat e demokratëve ishin të përditshme, ato sfumoheshin fare lehtë, në disa raste nga mediet, në raste të tjera nga kundërpërgjigja e rivalëve dhe shumë herë të tjera nga sulmet ”poshtë brezit”.

Por nëse mediet i sfumonin mesazhet e kryedemokratit dhe strukturave të reja të krijuara prej tij, Basha arriti t’i detyrojë ato të vinë në shesh, të çadra e madhe që ka ngritur. Tani askush nuk mund t’u shmanget lajmeve që vinë nga çadra dhe sidomos aktit politik të Bashës.

As vetë socialistët, që fillimisht e morën lehtë por që çdo ditë që kalon po i nxjerrin si kundërpeshë figurat e njohura të tyre për të dhënë kundërmesazhe për atë që po ndodh dhe për të balancuar me çadra paralele çadrën e madhe. 

Pra diçka po ndodh mes Tiranës dhe Basha kështu arriti t’u imponohet të gjithëve. Pa u hyrë parashikimeve se sa do zgjasë protesta e tij, le të marrim dy elementë të retorikës politike të Bashës, të cilat e kanë ndryshuar profilin e tij si lider.

Nuk dihet nëse ia ka dhënë këto elementë ”agora” brenda çadrës, para një publiku që të rrethon apo vetë Basha është kujdesur t’i fitojë: Notat populiste dhe gjuha e ashpërsuar me epitetet e shtuara.

Është parë që çdo ditë të diskutimeve Basha u thërret qytetarëve me mikrofon në dorë, bën pyetje që ua di përgjigjen, i nxit ata, madje duke hedhur idenë e lëvizjes së madhe popullore. Karakteristika të reja, që Basha nuk i ka demostruar në 4 vite opozitë.

Basha s’ka patur asnjë hezitim për të ashpërsuar gjuhën dhe ka preferuar shtimin e epiteteve negative për rivalët e tij. ”Ed Mashtruesi”, e quajti sot kryeministrin, kryedemokrati.

Por një element shumë të rëndësishëm në retorikën e tij politike është edhe të qënit i drejtëpërdrejtë. Politikanët gjithnjë ngulmojnë t’u bëjnë bisht pyetjeve të drejtpërdrejta, për të lënë të vagullta përgjigjet  por është parë që Basha po tregohet më konkret dhe më i drejtpërdrejtë se ndonjëherë më parë.

Ai ka mbajtur një qëndrim të prerë për atë që do bëjë në ditët në vazhdim: që nuk do lëkundet nga kërkesa për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, ka mbajtur qëndrim kur është pyetur për George Soros, është treguar i ashpër me analistin Henri Çili që kërkon një mandat të dytë për Ramën, edhe pse dikur mbështeste kryedemokratin por po kështu është treguar i hapur për të pranuar gabimet e tij: Qytetarëve të Zharrëzës u kërkoi falje teksa largohej. Tolerant është treguar edhe grupi i tij brenda çadrës ndaj provokimeve: kur militantë socialistë kanë hyrë befas, apo kur kryeministri Rama u ka kaluar 5 metra larg. Asnjë shenjë dhune në 22 ditë.

Për të rritur imazhin e tij dhe mbështetjen për aktin, me zgjuarsi Basha dhe stafi i tij ka arritur të realizojë debate me personazhë të njohur brenda në çadër, ashtu si edhe shumë të tjerë e kanë mbështetur jashtë saj. Madje ka pranuar brenda saj edhe personazhe që e kanë thënë hapur se nuk mbështesin Bashën por kauzat që Basha mbështet.

E gjithë kjo sintezë vetvetiu të kujton momentin kur kandidati republikan Trump nuk merrej seriozisht nga mediet e rivalët e tij gjatë zgjedhjeve, megjithse ai arriti jo vetëm të shndërrohej në një kandidat serioz por edhe t’i fitojë ato.

Thënë këtë, nuk presupozohet analogjia se Basha do jetë kryeministri i ardhshëm, askush nuk mund ta parashikojë, por është e qartë si e zeza mbi të bardhë se janë kauzat që po e çojnë çdo ditë e më shumë drejt suksesit.

Kauzat janë të rrezikshme për ”status quo”-në, ato i çojnë gjithnjë rivalët drejt fitores. Sidomos kur ”lufta” nuk ka shpata por vetëm strategji./SHUPLAKA

 

Pas

Braktiset gomonia në Sazan, dyshohet për trafik droge, nis kërkimi për ndonjë të rënë në det

Para

Rastësia që e bëri Valbona Selimllarin, Mbretëreshë të bukurisë shqiptare

Para
Rastësia që e bëri Valbona Selimllarin, Mbretëreshë të bukurisë shqiptare

Rastësia që e bëri Valbona Selimllarin, Mbretëreshë të bukurisë shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.