Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sonte në darkë deputetëte tij, drejtues të qarqeve për të diskutuar rreth disa çështjeve urgjente dhe me rëndësi.
Burime nga selia rozë shprehen se darka e punës, një takim informal ky do të zhvillohet në orën 19:00 në kryeqytet me drejtuesit e qarqeve.
Sipas këtyre burimeve në fokus do të jenë struktura e fushatës, marrëdhënia me opozitën. Në këtë takim kryeministri Rama pritet të informojë të vetët për strategjinë që do të ndjekë në javët në vazhdim.
Kjo darkë informale me drejtuesit e qarqeve vjen 2 ditë para çeljes zyrtare të fushatës së Partisë Socialiste per zgjedhjet vendore qershor 2019.