Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu e ftuar në ‘Fax News’ për të diskutuar lidhur me strategjinë e re të Bashkimit Europian për zgjerimin, ka deklaruar se BE është treguar e qartë se çfarë kërkon nga vende që e aspirojnë integrimin.
“Ka dertyrime të qarta, për shembull thuhet që për ta bërë të mundur që prokuroria të hetëojë rastet e korrupsionit, BE është e gatshme të sjellë edhe policë nga Europol, apo flitet për procedurat e prokurorimit, ne e dimë se sa probleme ka në Shqipëri me këtë. Për herë të para kjo stratëgji hyn thellë në detaje se cfarë duhet të bëjnë vendet që kërkojnë integrimin. Pra ka detyrime shumë të qarta, u jepet politikanëve një material në dorë që u thuhet të zbatohet. Flitet për zabtimin e ligjit që është një problem i madh ”, u shpreh Bregu.
Ajo tha gjithashtu se integrimi i vendeve të Ballkanit perendimorë është me rëndësi për vetë BE-në.
E pyetur se çfarë do të thotë për Shqipërinë ky dokument ajo tha se është shumë herët për të folur dhe se duhet të presim prillin.
Por Bregu theksoi se Shqipëria nuk ka marrëdhënie bilateral me fqinjët që mund ta bllokojnë integrimin e saj drejt BE-së, ndryshe nga Serbia ose Mali Zi.
Në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi Bregu tha se integrimi i tyre varet shumë nga marrdhëniet me Kosovën, duke shtuar se në momentin kur të happen negociatat Shqipërid do të jetë 1 hap para Serbisë në procesin e integrimit pasi ende nuk e ka nisur reformën në drejtësi
“Sot integrimi i vendeve tona në vendet e BE-së është me rëndësi për vetë BE-në. Se çfarë fiton Shqipëria në këtë dokument, Jemi pak shpejt për të folur, sot parashtrohet perspektiva Ballkanit.
Shqipëria nuk ka marrëdhënie bilaterale me fqinjët që janë pengesë për integrimin, në rast se ne jemi më vonë edhe se Serbia, është se vandalizmi ynë politik e ka lënë procesin në vend. Serbia ka një detyrm shumë të madh që është Kosova, Mali i Zi ka një problem me Kosovën për demarkacionin, Shqipëria nuk e ka këtë problem, në momentin që nisim negociatat ne jemi në avantazh kohor se ata nuk e kanë nisur reformëm në drejtësi.
Do të presim në prill nëse komisioni do të rekomndojë hapjen e negociatave, por ne nuk e dimë por shpresoj që komisioni ta përgatisë rekomandimin. Shqipëria ka nevojë që të ketë të fortë prezencën e Bashkimit Europian. Të presim prillin, të lobojmë fuqishëm për qershorin”, tha Bregu. (B.H/Faxëeb)