12:59 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Strategjia më e mirë post-tërmetore: “Shkatërrimi krijues”

13:13 | 05/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Projekti tinzar, kërkojnë të na vënë në shërbim të qeverisë”, Artan Fuga thirrje për grevë në universitete: Të ngrihemi më këmbë

Nga Artan Fuga

Gabimi më i madh postërmetor do të ishte të vijohej me të njejtin model urbanizimi si më parë.

Kokëfortësia – armiku ynë kryesor! Pas ka interesa të vockla egoiste sigurisht!

Kurrë mos ndodhtë, por cfarë do të bënim nëse natyra përsëri do të na godiste pas një viti?

Pra, duhet ta evitojmë një tragjedi tjetër.

Nëse paratë e mbledhura ose ato të BE do t’i harxhonim duke ribërë të njejtat gabime urbanistike, kriminale, harram i paçim të gjitha!

Një katastrofë natyrore veç anës tragjike, jep edhe një shans, shansin për të filluar jetën, pra modelin urban, nga e para!

Kjo jo vetëm shtëpitë e prishura, por edhe banesat e paprekura por që rrezikojnë më pas.

Pa zhvendosje gjeografike lagjesh qytetesh, ose qytetesh të tëra, për një periudhë njezetvjeçare, ne do t’i mbyllnim edhe brezat e ardhmë si minjtë në ankthe kolektive të ardhshme!

Qytetërimi i arbërit do të vihej në rrezik permanent!

Mos nxitohemi!

Ta mendojmë mirë çështjen!

Duhet plan strategjik urbanizimi!

Tirana duhet të shkojë më shumë drejt Dajtit dhe kodrave në drejtim të Elbasanit dhe nuk mund të zhytet në një kaos urban.

Durrësi drejt kodrave përreth drejt Lindjes dhe Jugut!

Qytete satelite duhet të zmadhohen për t’a shfryrë densitetin demografik të qyteteve në fjalë.

Urbanizimi që kemi sot është i shekullit të kaluar.

Mbi të gjitha binatë mbi pesë kate nuk duhet më të kenë vend në planimetrinë tonë vertikale.

Investimet publike të bëhen në rrugë dhe menaxhim ujrash në zonat e reja urbane, atje ku studimet gjeofizike japin siguri.

Urbanizimi i ri ka nevojë për një debat gjithëpërfshirës!

Këtu opozita, intelektualët, qytetarët, komunitetet duhet të përfshihen në përqasje politike, politikash urbanizimi, në dialog por edhe në rrezistencë ndaj kujtdo që interesat e veta e çojnë në rrugë tjetër.

Qytetet moderne sot janë ngritur kryesisht pas katastrofave të mëdha natyrore ose luftrave shkatërrimtare me një urbaniziëm të ri.

Ky do të ishte “shkatërrimi krijues” që aq shumë citohet në botë me autor Schumpeter.

Pas

Dorëheqja e Valbona Sakos është e paligjshme, mund të nisin hetimet nga prokuroria

Para

Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit

Para
Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit

Debati në Rai Uno/ Rama përplaset me Vitorio Sgarbin për arkitektin italian të stadiumit

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD reagim të fortë ndaj ndërhyrjes në Theth / Berisha: Krim shtetëror dhe hakmarrje politike ndaj veriut

Parlamenti Europian miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i rëndësishëm politik i progresit drejt BE

Me 502 vota pro, Parlamenti Europian miraton raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur

Dështon tentimi i 44’të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Skandal në Kinë! Mbi 200 fëmijë rezultojnë me nivele të larta plumbi në gjak, kopshti përdori bojë si ngjyrues ushqimor

“Reformë e re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit”, Rama:Fund abuzimeve me tokat dhe lejet me shkelje

Shkodër /Arrestohen babë e bir për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Drisht

​Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, Kurti kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e rastit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.