Disa minuta pas përfundimit pa asnjë rezultat të takimit të dytë Rama-Basha në Presidencë, ka reaguar në rrjetet sociale deputeti demokrat, Gent Strazimiri.
Ai në shkrimin e tij iu bën thirrje shqiptarëve që tani t’i dalin për Zot vendit.
SHKRIMI:
Askush nuk investohet në “ndershmërinë” e këtyre zgjedhjeve, as ata që i konsiderojnë “të ligjshme edhe pa opozitën”… Edhe ata thonë “të shohim si do dalin”
Edhe ata e dinë që ky edhe po s’pati opozitën përballë … pa vjedhur nuk rri! Në mos aleatët…do vjedhë vetveten…
Vesi del me shpirtin!!!
#çadra_e_lirisë
#dilini_zot_vendit
#shqipëria_që_nuk_dorëzohet
Takimi i sotëm në Presidencë i Ramës dhe Bashës ka zgjatur rreth 2 orë e 20 minuta. Ky ishte takimi i dytë në Presidencë pas dështimit të djeshëm.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post