Deputeti Gent Strazimiri reagon ashpër me anë të një statusi në “Facebook” në lidhje me shkarkimin e Shkullakut .
Sipas Strazimirit para tre vitesh nëse perpiqeshe t’i thoje këto të vërteta në parlament, dënoheshe nga Byroja e “ Kaushit te Burgut” me “ përjashtim nga punimet e Kuvendit”, sepse kjo sipas këtyre “kaushëve” quhej “dhunë verbale” ndaj kryeministrit .
Sakaq, Strazimiri shton se pikërisht këto mundohej të thoshte edhe Shkullaku, por tani ai është i larguar sepse “ E vërteta nuk mund të pranohet as nga qeveria dhe ndokush tjetër”.
Demokrati thekson gjithashtu se që të flasësh lirshëm duhet të largohesh nga “ Gazetaria” sepse media e ka prangosur fjalën e lirë.
Statusi i Gent Strazimirit:
QË TË KUPTOJMË NË Ç’DEREXHE KEMI MBËRRITUR!
3 vite më parë, të gjithë heshtnin megjithëse e dinin … njësoj si unë; e nëse duhej të thonin diçka, ishin të gjithë në 1 gojë, me 1 zë me Edi Ramën kur jepnin “lajmin”…
3 vjet më parë, të denoncoje faktin se “Parlamenti është kthyer në një KAUSH BURGU”, quhej “dhunë verbale” nga Kryeministri, qeveria, media, gazetarët, analistët…
3 vjet më parë, Byroja e “Kaushit të Burgut” të dënonte me “përjashtim nga punimet e Kuvendit” për “dhunë verbale në seancë”, nëse thoje këtë të vërtetë që sot artikulon Shkullaku!
3 vjet më parë, edhe “Gjykata e Lartë” rikonfirmonte “DËNIMIN” e dhënë nga Byroja e “KAUSHIT TË BURGUT”, për “dhunë verbale” ndaj vrasësve, trafikantëve dhe tutorëve…për të cilët flet sot Shkullaku…
25 vjet pas rënies së diktaturës, që të mund të flasësh LIRSHËM TË VËRTETËN, duhet të largohesh nga “GAZETARIA”…
3 vjet më parë, Shkullaku-gazetar nuk lejohej t’i thoshte këto TË VËRTETA, megjithëse ishte në krye të një strukture informimi mediatike…
Sot flet Shkullaku-njeri, i çliruar nga PRANGAT, nga pengesa mbytëse, që në këtë vend paraqet për FJALËN E LIRË, jo vetëm qeveria por dhe vetë…GAZETARIA!!!
P.S. marr si shembull Shkullakun sepse është ndër të paktët persona me dinjitet e respekt për vetveten dhe profesionin, në atë komunitet “Hanëmesh” që presin t’u vijë radha në “Harem”…