03:08 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Strazimiri u jep urdhër kriminelëve të shpërthejnë Kuvendin”, deputeti i përvishet Mero Bazes

12:50 | 20/02/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përgjimet për Dakon, reagon sërish PD: “Xhuxhi” nuk shpëton nga burgu

Deputeti Gent Strazimiri ka reaguar pas lajmeve të postuara në disa media të majta, se ai po bën gati disa persona me rekorde kriminale, për të ushtruar dhunë në protestën që do të mbahet përpara Kuvendit.

Konkretisht Strazimiri akuzon gazetën Shqiptarja.com dhe Tema, me të cilat thotë se do të përballet në gjykatë, dhe shton se përgjatë gjithë ditës së djeshme ai ka qenë në Tiranë, dhe në shumicën e herëve nën vëshgimin e mediave.

Me ironi demokrati shton se në Lezhë të gjithë kriminelët janë pjesë e dojes së famshme 339.

Reagimi i Gent Strazimirit:

Mjero!

Ditën e djeshme, Gent Strazimiri ka qenë gjithë ditën live para kamerave në Tiranë, fillimisht në gjykatë në mbështetje të “personave problematikë”, kryesisht invalidë, që “prishën imazhin e vendit”, që domethënë syfetin tënd. E më tej në konferencë shtypi po ashtu “live”, për t’u treguar shqiptarëve syfetin tënd me fjalët e “Zërit të Amerikës”…

Edhe po të kisha qenë në Lezhë shoku Mjerim, do ta kisha të pamundur të takoja elementë kriminalë sepse i ka rekrutuar të gjithë qevërria jote  si “rilindas”, siç e denoncon edhe “Zëri i Amerikës” përmes publikimit të dosjes 339!

Bëj gati paratë e shpifjes!!!

Lajmi i publikuar nga Tema: 

Dy deputetë të PD, Edi Paloka dhe Gent Strazimi ishin ditën e djeshme në Lezhë, ku janë takuar me një numër personash me precedentë kriminalë.

Burime të sigurta, të pranishëm në këtë takim, treguan se mesazhi i tyre ka qenë i qartë:

“Shpërtheni dyert e Parlamentit dhe mos u shqetësoni për gazin lotsjellës.

Këtë herë do të keni maska kundragas”.

Në shkëmbim të dhunës që do të krijojnë, këta persona do të shpërblehen bujarisht nga ana e PD.

Në përfundim të protestës së ditës së shtunë, Kryemadhi dhe Basha dhanë një deklaratë sa ogurzezë, aq edhe të paqartë: “Nuk keni parë asgjë akoma!”.

Mesa duket, ajo që nuk kemi parë akoma, në planin e PD është shpërthimi i dyerve të Parlamentit, një akt i paprecedent dhune, me të cilin opozita shpreson të zhysë përfundimisht vendin në kaos.

Ndërkohë, mësohet se bllokimi i rrugës së kryeministrit ditën e djeshme në Lezhë, është bërë gjithashtu me urdhër të PD, nga njerëz të biznesmenit Uldedaj, i njohur për lidhjet e afërta me demokratët.

Lajmi i postuar dhe te shqiptarja.com

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: deputeti demokratmero bazestrazimiritema
Pas

Kapen 3 shqiptarë duke transportuar drogë, ja krimet që kishin kryer më herët

Para

Uau! Filmi i Elvanës dhe Ermalit mund të mos transmetohet kurrë, shkak tematika e drogës

Para
Uau! Filmi i Elvanës dhe Ermalit mund të mos transmetohet kurrë, shkak tematika e drogës

Uau! Filmi i Elvanës dhe Ermalit mund të mos transmetohet kurrë, shkak tematika e drogës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.